Shuhet në Paris në moshën 82-vjeçare mjeshtri i madh i artit, Ilia Terpini
Ndahet nga jeta në Paris në moshën 82-vjeçare mjeshtri i madh i artit, Ilia Terpini. Lajmin e trishtë e ka dhënë përmes një statusi në Facebook, bashkëpunëtori i tij Kujtim Gjonaj.
Ilia Terpini
Ndahet nga jeta në Paris në moshën 82-vjeçare mjeshtri i madh i artit, Ilia Terpini. Lajmin e trishtë e ka dhënë përmes një statusi në Facebook, bashkëpunëtori i tij Kujtim Gjonaj. Kineasti i mirënjohur është një nga personazhet e rëndësishëm të historisë se kamerës e fotografisë shqiptare. Kujtim Gjonaj thotë se Ilia kishte shkuar në Paris për një kontroll rutinë, ndërsa atje u shua. Disa nga filmat e njohur që ka xhiruar Ilia Terpini janë; ‘Dimri i fundit’, ‘Balle për balle’, ‘I teti ne bronz’, ‘Mësonjëtorja’ etj.
SOT MU LARGUA NJE MIK I MIRE!
Një telefonatë nga Zhani Terpini, djali i mikut tim gati gjysëm shekullor Ilia Terpini më kumtoi lajmin e keq dhe të hidhur...Ilia na la...Kishte shkuar në Paris për një kontroll rutinë dhe Parisi i artit dhe kulturës, e mori në gjirin e tij artistin e madh. Sot, atje në qytetin e ëndrrave artistike, pushoi së rrahuri zemra e një njeriu të madh, e një miku të mirë, e një bashkëpunëtori dhe kolegu të aftë, e një artisti të shquar, që zor se mund ti afrohet përkushtimit të tij ndonjë kineast tjetër. U shua Ilia Tërpini, njeriu që ia përkushtoi tërë jetën deri në sekondat e fundit, artit më të ri, por nga më të dashurit, artit filmik. Kinemaja shqiptare humbi një ndër artistët e saj më të shquar, familja njeriun e dashur, ne miqtë dhe kolegët e tij njeriun e apasionuar dhe të pa përtuar. Lamtumirë miku dhe bashkëpunëtori im afërt Ilia, dashuria jote për artin, ishte aq e madhe, sa dhe shpirti të fluturoi në qiell mbi qytetin e madh të artit. Paris!
Statusi në Facebook i Kujtim Gjonajt
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
71.2%
-
Jo
19.7%
-
Ndoshta
9.1%
Vota total: 309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian
22 Korrik, 18:28
-
Braçe për Report Tv: Mandat i kufizuar me 4 vite për drejtuesit e institucioneve! Betejë korrupsionit, secili përballet vetëm në SPAK
22 Korrik, 18:27
-
Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar
22 Korrik, 18:07
-
FOTO/ Ja momenti kur Tedi Blushi godet pabesisht pas shpine me grusht Halit Valterin! Anëtari socialist bën kallëzim në polici
22 Korrik, 18:01
-
Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn
22 Korrik, 17:54
-
21 janari, Braçe thirrje Bashës, Metës e Berishës: Mos u kacafytni, tregojani SPAK-ut çfarë dini për njëri-tjetrin! Jeni bërë halucinantë
22 Korrik, 17:53
-
Çiklizëm/ Tadej Pogacar vendos rekord, fitore historike në Tour de France
22 Korrik, 17:51
-
Blushi goditi me grusht Halit Valterin, Braçe për Report Tv: Zhgënjim i madh, kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti
22 Korrik, 17:47
-
21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim
22 Korrik, 17:44
-
Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!
22 Korrik, 17:36
-
Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale
22 Korrik, 17:31
-
Shërbimi Sekret amerikan: Dështuam gjatë atentatit ndaj Trumpit
22 Korrik, 17:22
U prefsh ne paqe o ikona e fotografise dhe e kameras shqiptare.
Përgjigju