Koronavirusi vijon të shënojë bilance të frikshme si dhe viktima në moshë të re. Një lajm i trishtë vjen pasditen e kësaj të shtune.
Si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare Julian Buzo, montazhier në Klan Tv.
Montazheri ishte shtruar fillimisht në një spital privat, por më pas situata u përkeqësua dhe është transferuar tek COVID-2, por nuk arrit të mbijetojë.
Report Tv mëson se vetëm pak ditë më parë, ai ka humbur edhe babanë për shkak të koronavirusit.
Julian Buzo ishte bashkëshorti i gazetares së emisionit “Stop”, Odeta Gjevori. Ndërkohë që kishin vetëm pak kohë që ishin bërë prindër të një vajze.
Situata e pandemisë është rënduar ndjeshëm në vend, me rritje të konsiderueshme të fataliteteve dhe infektimeve.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 qytetarë dhe janë infektuar 1152 të tjerë, ndërkohë që 17 pacientë janë aktualisht të intubuar.
Lajmi kryesor: