Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare mjeshtri i këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, prej të cilës dergjej prej ditësh në spital.
Shyqyri Alushi ka pasur një karrierë mjaft të pasur muzikore. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Gjithashtu vlen për tu përmendur se Alushi gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në disa turne turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj.
Gjatë jetës së tij ai ka marrë mjaft çmime të rëndësishmë ku ndër to përmendim: “Artist i Merituar”, “Çmimi i Karrierës”, “Krenaria e Qytetit” etj. Në Shkodër ai njihej nga të gjithë si mjeshtri i ahengut shkodran pasi muzikat dhe këngët e tij arrinin të preknin çdokënd që i dëgjonte.
Pak kohë më parë familjarët e Shyqyri Alushit i bënë apel Ministrisë së Shëndetsisë dhe Shtetit se ndaj tij duhet të kishte një vëmendje më të madhe.
Vetem fizikisht shuhet Shyqyri Alushi. Ai mbetet ne thelbin e ndjeshmerise artistike qytetare me trashegimine e zerit brilant te kenges shkodrane,,,trashegimi per gjithe shqiptaret. I qofte i lehte dheu mjeshtrit.
PërgjigjuNgushullime familjes dhe i paharruar qofte. Nedrimi me i mire qe do ti bej publiku eshte ti degjoj kenget e tij te shkelqyera. Kenga e Shyqyri Alushit do te kendohet dhe do te sjell gezim ne familjet tona. I qofte i lejte dheu!
Përgjigju