Një ndër emrat më të njohur të filmave aksion dhe kryesisht të serive të “Fast e Furious”,  Paul Walker ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik.

Mësohet nga mediat e huaja se aktori ka qenë duke udhëtuar më mikun e tij të ngushtë Roger Rodas dhe të dy nuk kanë arritur t’I shpëtojnë aksidentit fatal .

Ngjarja ndodhi rreth ora 3:30 të mëngjesit sipasorës tonë lokale në Los Angeles kur makina  e tipit Porsche Carrera GT humbi kontrollin dhe pas përplasjes makina u përfshi nga flakët.

Aktori  Paul Walker ndërroi  jetë  në moshën 40 vjeçare duke lënë edhe një fëmijë.

paul walker

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)