BRUKSEL - Njohja e ndërsjellë e Beogradit dhe Prishtinës është kushti i Parlamenti Evropian për hyrjen e Serbisë në BE, - ka thënë presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, pas takimit me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.
Serbia në fund të rrugëtimit të integrimeve evropiane do të detyrohet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas kryetarit të Parlamentit Evropian, Martin Shulc, këtë domethënie përfundimtare e përmban porosia konstante e Brukselit drejtuar Beogradit zyrtar, se kushti kryesor që Serbia të eci në procesin e integrimeve, është normalizimi i raporteve me Kosovën.
Ndërkaq, gjatë takimit me kryetarin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, kryeministrit serb i është bërë me dije se përmirësimi i qëndrueshëm dhe i dukshëm i marrëdhënieve me Kosovën mbetet kërkesa kryesore për hapin e ardhshëm të lëvizjes së negociatave për hyrjen e Serbisë në BE.
Në vizitën e tij të parë në Bruksel në cilësinë e kryeministrit, Ivica Daçiq ka thënë se qeveria e tij nuk i vë në dyshim marrëveshjet të cilat janë arritur deri më tash në dialogun teknik.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com