Shullazi bllokon sërish gjykimin e çështjes së tij! Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për anulim të vendimit të KLGJ

TIRANE- Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor të marrë një ditë më parë për të caktuar dy gjyqtarë për gjykimin e çështje s së tij. Ai kërkon që mos të caktohen gjyqtarë nga Gjykatat e tjera, por nga GJKKO. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se gjyqtarët nga GjKKO nuk plotësojnë trupën gjykuese, për shkak të numrit të ulët të tyre, si pasojë e shkarkimit nga vettingu.

Seanca e fundit ndaj  Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të bandës së në Gjykatën e Apelit të Tiranës u mbajt më 4 mars, por nuk zgjati as dy minuta pikërisht për mosformimin e trupës gjykuese

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/03/2020 01:13

    Vazhdo Shullazoo me keto <<teka>> ,se vitet nje me nje po I ben e do ti besh .Si veshtire te gjesh gjyqetare <<te mbajtur ngrohte ne xhepin tend>>.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja