Zhbllokohet ngërçi për gjyqin e çështjes 'Shullazi'! KLGJ komandon 2 gjyqtarë

Zhbllokohet ngërçi për gjyqin e çështjes 'Shullazi'! KLGJ komandon 2 gjyqtarë

Emiljano Shullazi

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka komanduar dy gjyqtarë për gjykimin e çështjes së Shullazi, duke zhbllokuar kështu ngërçin e krijuar për shkak të mos plotësimit të trupës gjyqësore. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar ditën e premte.

Seanca e fundit ndaj  Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të bandës së në Gjykatën e Apelit të Tiranës u mbajt më 4 mars, por nuk zgjati as dy minuta pikërisht për mosformimin e trupës gjykuese.

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Emiljano Shullazi është vendosur në sitën e OFL-së ku i kërkohet që të justifikojë burimin e të ardhurave të tij, dhe ka qenë ndër të parët që formulari i është dërguar në burg.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja