Shumë e shëndoshë, nuk
e lënë të hipë në avion

HUNGARI - Shumë e shëndoshë. Është kjo arsyeja që nuk ka lejuar 56-vjeçaren nga Nju Jorku Vilma Soltesz, të udhëtojë me avion drejt shtëpisë së saj.

Për dy linjat ajrore evropiane, gruaja me peshën 210 kilogramë nuk mund të përballojë udhëtimin me avion.

Është kjo odisea e trishtë e 56-vjeçares, e cila kishte shkuar në vendin e saj të lindjes, në Hungari, për të kaluar pushimet.

Por vetëm tre ditë pasi mori lajmin se nuk do të mund të udhëtonte dot drejt shtëpisë së saj në Nju Jork, Vilma Soltesz ka humbur jetën sia pasojë e një krize në mëlçi.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë