Shumë shpejt një anëtar i ri
do t'i shtohet familjes Mamaqi

Shumë shpejt një anëtar i ri<br />do t'i shtohet familjes Mamaqi
​E ftuar në emisionin “Oktapod”, Amarda Toska shprehu dëshirën për të patur një fëmijë të dytë. Bukuroshja e ekranit dhe bashkëshorti i saj, aktori i humorit, Ermal Mamaqi janë bërë prindër për herë të parë, dy vite më parë, në shtator të 2013-ës.

Ami, ndërsa fliste për ndjesinë e mëmësisë u shpreh se djali i tyre, Joeli, nxjerr në pah anët më të mira të të dyve. E pyetur nga Turi nëse po planifikojnë të sjellin në jetë një vëlla ose motër për Joelin e vogël, Ami është përgjigjur pa u menduar gjatë se “Nuk do të vonojë shumë”.

Më pas kur Turi tha me shaka: “Ami është shtatzënë!”, ajo filloi të qeshte duke thënë se për momentin duhej të prisnin, pasi të shtunën fillonin zyrtarisht provat për “Dancing with the Stars”. “Nuk është mirë ta planifikojmë”, ka thënë ajo, “Por di të them se nuk do të vonojë shumë, sepse ne e duam këtë gjë”. 
ermal mamaqi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi