Pothuajse ka përfunduar aventura e ekipit olimpik shqiptar në Lojërat Olimpike Londër 2012. Në përfundim skaneri nxjerr shumë probleme për Komitetin Olimpik dhe federatat përkatëse të sporteve që kanë qënë pjesë e Lojërave Olimpike. Ende pa filluar mirë eventi i 30-të në histori, ekipit olimpik shqiptar ju bë një jehonë e madhe nga mediat botërore duke filluar nga BBC, CNN e deri te AL JAZIRA për shkak se një nga peshëngritësit e ekipit olimpik, Hysen Pulaku rezultoi pozitiv në testin anti - doping nga testet e WADA-s. Lajmi ishte mjaft negativ, jo vetëm se do të penalizonte shtangistin, por se krijoi një tjetër imazh negativ në sytë e botës, këtë herë në sport. Pas lajmit të WADA-s nuk vonon edhe deklarata e presidentit të federatës së peshëngritjes Esat Ademi, i cili fajëson për ngjarjen shtangistin, pasi, sipas Ademit, Pulaku nuk ishte treguar i kujdesshëm.
Por e vërteta ishte se substanca që kishte përdorur Hysen Pulaku përdorej për kuajt nga viti 1968. Për këtë fakt sigurisht që federata përkatëse kishte informacionin përkatës, por për shkak të neglizhencës apo pakujdesisë, medikamenti nuk ishte në listën e të ndaluarve që kishte FSHP. Theksojmë që rasti i Pulakut ishte i katërti në pak muaj për shtangën shqiptare. Pa u mbyllur problemet me peshëngritjen për ironi të fatit dëmtohet Klodiana Shala duke u mbetur jashtë garës së 200 metrave. Shala merrte pjesë për herë të katërt në Lojërat Olimpike, por mëkatet e federatës së atletikës, e cila nuk u treguar e kujdesshme me Luiza Gegën kanë zënë Klodiana Shalën. Atletja Luiza Gega u penalizua pasi në garën kualifikuese për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike garoi në një disiplinë miks. Federata e atletikës heshti për këtë fakt duke u justifikuar se nuk i dinte rregullat. Kjo solli ftesën për Klodiana Shalën.
Por, bëmat e ekipit Olimpik shqiptar filluan përpara startit të Lojërave Olimpike. KOKSH, pasi shmangu presidentin nga ceremonia e dorëzimit të flamurit duke ja kaluar këtë të drejtë ministrit të Kulturës Bumçi, i mblodhi sportistët për të garuar në Lojërat Olimpike vetëm në ditët e fundit, të cilët ishin shpërndarë nëpër botë si “jetimë”. Sportistja kryesore Romela Begaj për fat të keq fazën përgatitore e zhvilloi në Greqi, ndërsa nga Roggner-i titullarët bënin thirrje për optimizëm dhe trumbetoheshin në media se do të ktheheshin me medalje. Fqinjët tanë, që janë pjesë e zonës së medaljeve e grumbullojnë ekipin olimpik afro një vit përpara, teksa në Shqipëri gjithcka mbetet për minutat shtesë. Rezultati nuk mungoi, Romela Begaj u rëndit në vendet e fundit në garën e saj duke i zhgënjyer të gjithë, përveç KOKSH-it, federatës përkatëse dhe sigurisht qeverisë, e cila, ashtu sikur tha edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj, kur je në majën e olimpit kujtohet të mbështesë, ndërsa për të ndihmuar nuk kujtohet më parë. E vërteta sado e hidhur të jetë është që brenda federatave të KOKSH-it ekziston një "luftë" e hapur e cila nëse nuk do të ketë një ndërhyrje të jashtme do të rëndojë në kurrizin e sportistëve tanë të talentuar që do të largohen një e nga një nga Shqipëria....
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com