Fitorja e Kupës së Botës nga Argjentina solli edhe ngritjen e trofeut nga Lionel Messi. Kapiteni i "Albiceleste" u befasua nga emiri i Katarit, sheiku Tamim Bin Hamad. Ky i fundit i vendosi mbi shpinë një pelerinë të quajtur "bisht", që u jepet personave të rëndësishëm në aktivitete shtetërore.
Në lidhje me këtë objekt me vlerë në Katar, ka qenë një nga milionerët e Omanit, Ahmed Albarwani që i ka ofruar 1 milionë dollarë Messit për t'ia shitur "bishtin" e marrë në momentin kur ngriti trofeun.
“Shoku im Messi, urime për fitimin e Kupës së Botës. Emiri i Katarit më mahniti kur vendosi simbolin, një simbol i bujarisë dhe mençurisë mbi supet tuaja. Unë ju ofroj një milionë dollarë për të ma shitur mua”, shkruan në kanalet e komunikimit Ahmed Albarwani.