U shpall kampione në hedhjen në shtizë për Greqinë, Elina Xhengo: Kam marrë edhe mesazhe negative, e bëjnë sepse kam origjinë shqiptare

U shpall kampione në hedhjen në shtizë për Greqinë, Elina Xhengo: Kam marrë edhe mesazhe negative, e bëjnë sepse kam origjinë shqiptare

Elina Xhengo, kampione e Europës në hedhje shtize, vajza 20-vjeçare e lindur nga prindër shqiptarë, nuk e ka shijuar tërësisht sukesesin e europianit të Mynihut.

Edhe pse ajo përfaqësoi Greqinë dhe madje valëviti flamurin e vendit fqinjë në europian ku vendosi edhe rekord kontinental si vajza më e re që arrin të fitojë një titull në këtë disiplinë, ka pasur mesazhe fyese me bazë raciste për shkak të origjinës. 

“Kam marrë edhe mesazhe negative, sepse jam me origjinë nga Shqipëria”, tha Elina në një intervistë për televizionin kombëtar ANT1.

 “Bëra shumë përpjekje dhe përgatitje, po bëhesha gati dhe në momentin e fundit nuk shkova në ndeshje pasi nuk kisha nënshtetësi greke. Këtu kam lindur, këtu jam rritur, Greqia është vendi im. Unë jam nga Shqipëria, prindërit e mi janë nga atje. Nuk kam përjetuar racizëm, njerëzit në fshatin ku jetojmë më kanë trajtuar mirë që në fëmijëri, kam qenë edhe shumë sociale”, tha Elina Jengo për vonesën me të cilën mori nënshtetësinë greke.


Lajmi kryesor:

Pas Luiza Gegës, një tjetër shqiptare shpallet kampione Europe, por me flamur tjetër


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë