TIRANË- Propagandë, e quan Partia Demokratike, deklaratën e sotme të ministrisë së Shëndetësisë, e cila tha se shkak për numrin e lartë të rasteve të reja me COVID-19 janë grumbullimet e njerëzve.
Me anë të ish- deputetit Bardh Spahia, PD-ja akuzon qeverinë se e ka keqmenaxhuar situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe tregues për këtë është QSUT-ja, e cila është vatra më e madhe e infeksionit.
"E turpshme propaganda se grumbullimet masive qenkan shkaku kryesor i rritjes së numrit të të infektuarve!!! E pështirë që kjo propagandë vihet në gojën e atyre që i thonë vetes profesionistë. Ajo që, për turpin e tyre, fshehin militantet peofesioniste të Edi Ramës është se rastet e të infektuarve të Tiranës, të publikuar sot, i takojnë kontakteve të prekur në QSUT dhe Senatorium.
QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar. Rritja e numrit të të infektuarve, përfshi personelin shëndetësor, është treguesi më kokëfortë i keqmenaxhimit nga qeveria, e cila kujdeset vetëm për një fasadë të rreme.
Qytetarët nuk mund të mbahen në asnjë rast përgjegjës pse kanë ushtruar të drejtën kushtetuese për t’u mbledhur. Rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve. Ai që vjedh shqiptarët edhe tek maskat për mjekët dhe letrat higjenike për të sëmurët me COVID, nuk e ka problem të gënjejë edhe kur është direkt fajtor. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është fatkeqësi për këtë vend", shkruan Spahia.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.9%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1972
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
16 Janar, 14:46
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Agron Tufa letër Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Ogur i zi për zgjedhjet e 11 majit
16 Janar, 10:48
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Pezullohen zgjedhjet, Eljona Shkreli komandohet si kryetare e PD në Shkodër! Për herë të parë drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08