Përkeqësohet situata nga COVID-i/ Dita me numrin më të lartë të rasteve! 36 të infektuar, vatër e re në QSUT! Shëndetësia: Shkak grumbullimet dhe mos mbajtja e maskave (VIDEO)

TIRANE-Pak ditë pas rihapjes, situata e Covid 19 në vendin tonë është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës. Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë shkakun e gjen të grumbullimet masive dhe mosrespektimi i masave  

"Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës" tha Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik.

Bino kishte një apel për qytetarët që "Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam" tha ajo.

Por ku janë shënuar rastet e reja? Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë. 

"Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.  Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim" tha ISHP.

Edhe numri i të shtruarve në spitalin Infektiv është rritur. "41 pacientë janë të shtruar prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar. "Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht.

Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spitalKjo kërkon që ne të jemi të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund". 

Por ka edhe një lajm të mirë. "15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.  Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste. 

Prandaj të punojmë të gjithë së bashku në mënyrë që ta ulim këtë numër rastesh ashtu siç e kishim në një shifror. Kjo kërkon përgjegjshmërinë e të gjithëve, kërkon përgjegjshmërinë tonë por edhe të qytetarëve të cilët duhet të na ndihmojnë me sjelljen e tyre
" mbyllet përditësimi i ministrisë.

COVID-19 – Statistika (9 Qershor 2020)
Testime totale                         18960
Testime molekulare                16716
Testime serologjike                 2244
Raste pozitive                          299
Raste të shëruara                    960
Raste Aktive                            305
Humbje jete                              34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           204
Shkodër         29
Krujë             24
Kamëz          19
Durrës           10
Mat                 9
Lushnje          4
Tropojë          2
Korçë             1
Librazhd         1
Mallakastër    1
Lezhë            1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
71-vjeçari del nga intubimi, mjekët apel qytetarëve: Mos ulni vigjilencën, virusi nuk ka ikur

Një pacient 71 vjeçar ka dalë nga intubimi. Por vijojnë shtrimet e reja në spital. Mjekët bëjnë apel për respektimin e masave. Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu zhvilloi sot një takim me mjekët e Infektivit. “Aktualisht situata epidemiologjike na referon disa momente të rëndësishme të cilat vlejnë për t’u analizuar.

E para që në këto dy javë që sigurisht është edhe një efekt i hapjes dy javë më parë, ka raste simptomatike më shumë të shfaqura se dy javë më parë. Virusi ekziston, nuk është zhdukur, pavarësisht se të gjithë e duam të eliminuar. Por ne duhet që të vijojmë të bëjmë detyrën tonë, si Ministri Shëndetësie, ju si mjekë padyshim”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për qytetarët për respektimin e masave të distancimit fizik, për të kufizuar përhapjen e COVID19. “Jemi përpara hapjes së transportit publik, që është një risk tjetër që duhet të marrim parasysh, ku vendosja e maskave është e detyrueshme, kushtet e higjienës patjetër. Por në të gjithë aktivitetet duhet të jetë ky kujdes, jo vetëm në ato të cilat do të lejohen të hapen”, tha Manastirliu.

Shefja e shërbimit infektiv Najada Çomo tha se ka një rritje të numrit të të shtruarve gjatë ditëve të fundit, por dha edhe lajmin e mirë që falë punës së stafit, një pacient ka dalë nga intubimi.

Gjatë 3-4 ditëve të fundit kemi një shtim të numrit të rasteve, pra paraqitja e 10 pacientëve në ditë për shërbim dhe për t’u hospitalizuar është shifër që duhet marrë në konsideratë. Është për t’u vlerësuar që ky shtim i rasteve shoqërohet me raste të rënduara, ku mbizotëron Tirana. Kur ke pacientë në terapi intensive do të thotë që situata është realisht për t’u tërhequr vemendja e popullatës, për shkak se është e vërtetë që është ulur vëmendja.

Nuk janë vetëm moshat që janë me sëmundje kronike të shtruar në shërbimin infektiv, por aktualisht ka mosha të reja që janë në terapi intensive dhe kuptoni çdo të thotë të jesh në terapi intensive në një moshë shumë të re. Por desha të ndaj edhe një lajm shumë të mirë me ju sot. Për herë të parë nga ne kemi një pacient të ekstubuar, një 71-vjeçar që ka dalë nga intubimi, falë punës së madhe të gjithë shërbimit infektiv”, tha Çomo.

Ky është një lajm shumë i mirë. Unë jam shumë e kënaqur që po bëhen hapa përpara dhe kam qenë gjithmonë besimplotë që nga dita e parë që kam shkelur në këtë spital që këtu mjekët bëjnë të pamundurën dhe e tregojnë çdo ditë profesionalizmin e tyre. Është gjithmonë një lajm i mirë kur mjekësia ja del”, tha Manastirliu. Mjekët e spitalit Infektiv bënë apel për respektimin e masave të distancimit, sepse, siç u shprehën ata, virusi është në qarkullim.

Njerëzit nuk duhet të ulin kurrë vëmendjen ndaj vetes, ndaj përkujdesit të higjenës dhe sjelljes në kolektiv, në mënyrë që të mos të harrojmë disa norma që i fituam gjatë javëve të vetëizolimit. Ato ishin të dobishme, do të jetë të dobishme nëse do të vijojmë ti respektojmë. Ndërgjegjësimi, kujdesi, higjena, mbeten parësore në përballje të infeksionit të kësaj natyre sikundër është SARS COV2”, tha prof. Tritan Kalo. 

Vazhdon bëhet një punë gjigande në Spitalin COVID1. Takim i sotëm është shumë i rëndësishëm, pasi është moment për të bërë një rivlerësim për zbatimin e masave të vendosura, për të evituar këtë situatë që ka ndodhur si pasojë e moskujdesit të mjaft njerëzve në parandalimin e kësaj sëmundje”, tha prof. Dhimitër Kraja.

T’ju them të vërtetën nuk prisnim të kishim numër të lartë të rasteve në Qershor, por pas lehtësimit të masave të distancimit social, kjo ka ndodhur. Ajo që dua të them është që të mos ulim vigjilencën, të vijojmë të jemi të kujdesshëm pasi virusi është ende në qarkullim", tha prof. Pëllumb Pipero.

Më sëmundjet infektive është e rëndësishme të dihet që çdokush ka përgjegjësitë e veta. Përgjegjësi kanë institucionet, ka shëndeti publik, por përgjegjësi ka edhe shoqëria dhe sjellja individuale”, tha prof. Arian Harxhi.

Ora 11:46
Rikthehet COVID-19 në Lezhë, 57-vjeçarja rezulton pozitive, djali i punon shpërndarës picash

Pas më shumë se dy muaj në Lezhë është rikthyer sërish koronavirusi. Një paciente 57-vjeçare e shtruar para disa ditësh në spitalin Rajonal me probleme respiratore, ka rezultuar pozitive me covid-19 pas testit që i është bërë. Ende nuk dihet se nga mund ta ketë marre virusin, ndërsa po bëhet gjurmimi i personave të kontaktit edhe në radhët e personelit mjekësor qe i kane shërbyer. Kjo vatër e re me koronavirus konsiderohet disi problematike, pasi djali i pacientes punon si shpërndarës picash në qytet.

Ora 11:45
6 personel shëndetësor dhe një pacient te hematologjia në QSUT pozitiv me COVID-19

Në repartin e hematologjisë në QSUT janë 7 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët 6 janë personel mjekësor.  Ndërkohë sipas burimeve mësohet se 3 persona që kanë shkuar te spitali "Shefqet Ndroqi", pasi iu bë tamponi rezultuan pozitiv, më pas ata u dërguan në spitalin infketiv.

Ora 11:13
Përkeqësimi i situatës nga COVID-i/ Manastirliu takon mjekët e Infektivit

1591694055_ogerta.jpg
Nisur nga gjendja e përkeqësuar, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me mjekët te Infektivi për t'u njohur nga afër me gjendjen e përkeqësuar. Takimi është zhvilluar në distancë jashtë ambienteve të Infektivit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 09/06/2020 14:14

    Autobuzet urbane do jene vatra me e rrezikshme per perhapjen e kovid

    Përgjigju
  • Free: 09/06/2020 13:38

    Pritet kur hap baret dhe restorantet...sidomos protestat politike. Ne vend te fokusohen si te hapin aeroportin dhe plazhet me rregullat perkatese te sigurise ia kepusin me kto budalliqe neper qyteteku rrezikshmeria eshte e perhapjes vazhdon.

    Përgjigju
  • Ggg: 09/06/2020 13:08

    Mbasi te mbarojne zgjedhjet do zhduket edhe ky virus.....

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 09/06/2020 12:03

    Shkoni tregojani ODHIR she OSBE tani rezultatet

    Përgjigju
  • OBSH-ja: 09/06/2020 11:52

    Po patjetër, skishte si të ndodhte ndryshe, kemi arritur të kthejmë në dele gati gjith europën me përjashtim të ndonjë vendi (që do ta paguaj shtrenjtë prej nesh) dhe nuk besojmë që shqipëria mos i bashkohet europës në këtë aspekt. Kështuqë: dele (ose popull) vini maskat dhe mos e zgjasni shumë, mos rrini bashkë, mos flisni se ju hyn virusi pastaj, mos u ankoni dhe mbi të gjitha mos hani m.t shumë se ne me ju bëjme ç'të duam dhe kur të duam. Seeee pastaj ju hedhim jo vetëm valën e dytë por edhe valën e tretë.

    Përgjigju
    • Xhorxhi: 09/06/2020 14:04

      Ne duhet te beim si Europa e jo si arabt apo aziatikt

  • Romi: 09/06/2020 11:48

    Kurba ne renie te lire. Ku eshte mero buqja qe nuk shkruan me

    Përgjigju
  • Pupupu: 09/06/2020 11:38

    Ju doni te hapni transportin me autobuza doni te hapni plazhet keni hapur kafenete I bejme thirrje qeverise qe te rikthehet karantina se ndryshe na vuri prfund korona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë