'Shumë shpejt merret vendimi për rifillimin ose jo të futbollit!' Libohova për Andi Lilën: Tejkaloi caqet, dalje ekstreme në publik

Zëvendës presidenti i FSHF, Edvin Libohova, një intervistë për Report TV thotë se grupet e punës të përbshkëta me Ministrinë e Shëndetësisë kanë zhvilluar sot takimin e dytë në lidhje me rifillimin e futbollit. Sipas Libohovës janë biseduar pika të veçanta të protokollit të masave, ndërsa shumë shpejt pritet takime të tjera. Sipas numrit 2 të FSHF-së nuk është i largët moment kur të merret vendimi për rifillimin ose jo të futbolit.

“Takimi i sotëm ka qenë vazhdim i takimeve të mëparshme, sigurisht edhe i atij takimi të bërë ditën e shtunë. Ka qenë takim në nivel teknikësh, janë disktuar detaje për plotësimin e protokollit. Ka patur edhe dy tre çështje për të cilat është debatuar dhe është kërkuar plotësimi  i masave të tjera. Situata është e tillë, që duke vazhduar këto diksutime, do të jepët edhe një konkluzion.”

Libohova më tej tha se po synohet që stërvitjet të nisin para datës 18 maj, afat të cilin e ka caktuar ministrja Manastirliu më herët. Ndërkohë i pyetur nëse të gjithë klubet janë apo jo dakord për rifillimin e kampionati, duke qenë se në Asamblenë e Zakonshme nuk u fol për këtë temë zëvendës presidenti i federatës dhe njëkohësisht presidenti i Ligës Profesioniste përgjigjet:

“Pjesa më e madhe e klubeve janë dakord, por kjo nuk është e ndarë me thikë po ose jo. Të gjithë do të donin të ktheheshin në fushë, sigurisht brenda mundësive që kanë. Nëse situata do të shkojë në disa limite të pamundura edhe ato do ta kenë të pamundur të kthehen.”

Pas Asamblesë, kryetari i Sindikatës së Futbollistëve profesionistë Andi Lila, bëri kritika të ashpra për antarët e federatës, që votuan me ‘dorën në allçi’, a thua se futbolli shqiptar nuk kishte asnjë problem. Për këtë çështje Libohova deklaroi:

“Lidhur me kritikat që kishte zoti Andi përsa i përket mos reagimit të klubeve ndoshta mund të ketë tejkaluar caqet sepse anëtarët e federatës e dinë vetë vendimarrjen e tyre dhe si do të dëbatojnë. Kam përshtypjen që ne mund ti zgjidhim gjërat më mirë dhe nuk ka nevojë të themi me daljet publike ndoshta dhe ekstreme.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër