Shumë shqiptarë rrezikojnë pensionin, ulen ndjeshëm vitet e nevojshme të kontributit

Shumë shqiptarë rrezikojnë pensionin, ulen ndjeshëm vitet e nevojshme të kontributit

Foto ilustruese

Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 2023 duheshin 37.5 vite pune me sigurime të paguara, por ata që dolën në pension kishin mesatarisht vetëm 27 vite pune me sigurime. Personat që dolën në pension në vitin 2012 kishin paguar mesatarisht 34 vite sigurime dhe në vitin 2023 vetëm 27. Mosplotësimi i kriterit të viteve të punë me sigurime ul në mënyrë të jashtëzakonshme përfitimet nga pensioni.

Në njërën anë pensionistët e rinj kanë gjithnjë e më pak vite me kontribute dhe nga ana tjetër vit pas viti bashkë me moshën e daljes ne pension rritet edhe periudha e viteve me kontribute. Vitin e kaluar duheshin 38 vite sigurime për të përfituar pension të plotë dhe deri në vitin 2030 do të duhen 40 vite për të përfituar pension të plotë.

Por me ritmet aktuale pensionistët shqiptarë nuk do të plotësojnë as gjysmën e viteve me kontribute duke bërë që pagesat e tyre në të ardhmen të jenë shumë të ulëta, gati sa pensioni minimal. Me reformën e re të pensioneve që hyri në fuqi në vitin 2015 pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.

Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. Shtesa është 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve.

Por duke qenë se tani kriteri i viteve me kontribute po plotësohet gjithnjë e më pak, pensionet e reja të pleqërisë rezultojnë ngjashme me pensionet sociale, duke dekurajuar kështu pagesën e kontributeve nga punonjësit aktual vërën Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë.

Pensionistet, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% me 2021.

Më 2022 në të gjithë vendin numëroheshin 481,420 përfitues të pensionit të pleqërisë nga të cilët 231,734 morën pagesa të pjesshme. Rritja më shpejtësi e përfituesve me pension të pjesshëm tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë e ekstreme, teksa inflacioni ka qenë i lartë dy vitet e fundit./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 31/01/2024 16:09

    Kam 10 vite qe punoj ne Itali...9 vite kam qen klandestin ..tash 1 vit e gjysem punoj me dokumenta te rregullta...kur shkova ne ver deshta me pagu sicuramente per 10 vite pune...nuk din robi kujt me ju drejtu more vllezer...nji thot shko te sigurimet shkova jaaa shko te bujku privat....shkoj te bujku privat ja po me pagu ktu te del pension i vogel shkoj prap te sigurimet shoqnore me pyt....njani duhet me pagu 900 euro ne vit tjetri duhet me pagu 1200 ne vit...un personalisht ala sdi kujt me ju drejtu...kjo gja ndodh ne qytetin ti te shkodres....me pas robi lekt e sdin ku me I pagu

    Përgjigju
  • Iris: 30/01/2024 23:58

    Kam pershtypjen qe nuk eshte faji i pensionisteve per te ardhmen e zymte qe i pret.Ne kohen e Enverit,sigurimet shoqerore per pensionin paguheshin rregullisht,por ardhja e demokracise ja la vendin amullise e matrapazllekut.Nga nje ane /kapitalisti/ shqiptar qe nuk paguante ose paguante pergjysem sigurimet e pensioneve,per te mos folur per numrat me pagat dhe taksat e detyrimet qe vazhdojne dhe sot e kesaj dite;nga ana tjeter,nje shtet i paafte te kontrolloje e detyroje sig.e pensionit e te tjerat qe rendita me siper dhe mbi te gjitha zbatimin e ligjeve mbi punen,shtoi ketu dhe sindikata ekzistente vetem ne emer si dhe niveli i informimit dhe i te kuptuarit te punonjesve e pensionisteve per rendesine e ketyre ceshtjeve dhe ja ku krijohen kushtet per pasoja te pakendeshme per te gjithe te prekurit.

    Përgjigju
  • emigranti: 30/01/2024 12:23

    pse nuk i poblikoni komentet e mia

    Përgjigju
  • Besi: 30/01/2024 11:35

    tu plotesohet edhe te tjereve pagesa si ish oficereve qe po marrin pension te pamerituar dhe me shume se indeksimi ne inflacion

    Përgjigju
  • Abdyl frasheri: 30/01/2024 11:08

    PATJETER QE FONDI SOVRAN I NGRITUR NGA NALTMADHERIA E TIJ SI DHE 40 MBIKEQYRESIT(HAJDUTET E QEVERISE) DO I JAPIN NJE ZGJIDHJE. ME SIGURI BORXH MBI BORXH

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 30/01/2024 10:18

    Çfare zgjidhje mendohet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi