Sipas një studimi ku morën pjesë mbi 2 mijë çifte, rezultoi se më shumë se gjysma e tyre nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale natën e parë të martesës. Rreth 52% e çifteve që kanë marrë pjesë në studim pranuan se arsyeja pse nuk kanë kryer marrëdhënie natën e parë ka qenë fakti se dhëndri ishte i dehur. Por, një tjetër arsye është edhe lodhja që ka patur çifti gjatë ceremonisë së dasmës. Sipas zëdhënëses së kompanisë që ka kryer studimin, shumica e çifteve jetojnë së bashku edhe para se të martohen, dhe kjo humbet bukurinë  e natës së parë të çiftit pas martesës.

Ja cilat janë 10 arsyet kryesore pse natën e parë të martesës çifte nuk bëjnë seks

1-Dhëndri është i dehur(24%)

2-Nusja ishte dhe e lodhur dhe fjeti gjumë(16%)

3-Nusja ishte e dehur(13%)

4-Të sapomartuarit duhej të kujdeseshin për fëmijët e tyre(11%)

5-Të sapomartuarit kanë debatuar para se të përfundonte dasma(9%)

6-Çifti duhej të shkonte në muajin e mjaltit(9%)

7-Çiftin festoi gjithë natën me mysafirët(7%)

8-Dhëndri ishte i lodhur kështu që fjeti gjumë(4%)

9-As nusja dhe as dhëndri nuk ishin në humor(4%)

10-Arsye të tjera(3%)

(v.gj/shqiptarja.com)