Shuplaka e Ramës: Puna në shtet
të vetmin stres ka a fiton Solitarien 

Shuplaka e Ramës: Puna në shtet<br />të vetmin stres ka a fiton Solitarien 
Kryeministri Edi Rama mesa duket ka ironizuar disi punën në administratën publike. Rama gjatë konferencës së djeshme ku i pranishëm ishte dhe ambasadori Gjerman ka thënë me ironi se i vetmi stres apo stresi ëm i madh që kanë ata që punojnë në shtet është nëse e fitojnë apo jo lojën me letra të quajtur Solitare.

 “Puna në shtet, shumë shpesh, stresin më të madh ka: A e fiton, a s’e fiton atë lojën me letra në kompjuter? Dhe sa herë e fiton gjatë ditës… Dhe përkundër fitoreve që korr atje në “Solitaire”, merr rrogën.

"Pra, ajo që duket qartë është që, shumë nga këta njerëz që kërkojnë punë në shtet, nuk duan punë. Duan një pension të sigurt, që pastaj të bëjnë jetën e tyre, midis kafenesë, thashethemeve, “Solitaire”­ve dhe opinioneve profesionale politike”, deklaroi Rama gjatë konferencën “Profesionet e kërkuara”.
-tha Rama në fjalën e tij nw këtë konferencë

Redaksia online
(S.ms/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit