Mesfushori i talentuar dhe shumë energjik i ekipit të Gjermanisë, Bastian Shvainshtager ka pranuar se deri më tani Spanja ka qenë ekipi më i mirë në botë, por tani janë 'painzerat' që po shkojnë drejt perfeksionit.
"Spanja është një ekip perfekt. Tani është radha jonë për t'u ngjitur në majën e futbollit botëror, pasi po punojmë fort që të arrijmë në perfeksion. Kam besim që duke filluar nga Botërori i Brazili, Gjermania do të tregojë se është një superfuqi në futboll. Kemi futbollistë shumë të cilësorë që po tregojnë karakter dhe vlera në ekipet që militojnë" shprehet Shvainshtager.
Mesfushori i talentuar ka folur edhe përsa i përket aspektit personal me kombëtaren. "Unë jam krenar që luaj për Gjermaninë dhe mezi po pres të arrij numrin e 100 ndeshjeve. Është dicka e vecantë emocionet që përjeton kur luan me përfaqësuesen. Do të jap maksimumin në fushë në cdo ndeshje për Gjermaninë" përfundon Shvainshtager. Gjermani nesër do të përballet me Kazakhistanin.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA