'Shyqyr zotit burri më pëlqen' Emina Cunmulaj përplaset me fansat (Foto)

'Shyqyr zotit burri më pëlqen' Emina Cunmulaj përplaset me fansat (Foto)

Emina Cunmulaj, prej vitesh jeton në Amerikë me familjen e saj dhe vazhdon të mbetet një nga personazhet më të pëlqyera të publikut. Emina është shumë aktive në rrjetet sociale dhe në mesin e fansave ka nga ata që nuk i kursejnë komentet negative. 

Këtë herë modelja u sulmua për format trupore dhe Emina vendosi t'u kthejë përgjigje në lidhje 'live'.Fillimisht ajo është shprehur me shaka, duke thënë: “Në foton time të fundit në ‘Instagram’ lexoja disa komente që më thonin ‘je dërrasë’. Po pse të shkon syri aty ku nuk duhet?”. Më pas një nga ndjekëset e saj i shkruajti: “Më mirë dërrasë, sesa të shohësh operacione”. “Unë jam shumë e kënaqur me trupin tim. Kështu më fali zoti dhe më pëlqen. Shyqyr zotit, kam edhe burrin që i pëlqen, kështu që, mos u shqetësoni”, ia ka kthyer Emina. Mesa duket, edhe pse vë re gjithçka, komentet negative nuk ndikojnë fare në vetëbesimin e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit