Si bëhet punësimi i mësuesve
kush zgjedh vendin e punës

Si bëhet punësimi i mësuesve<br />kush zgjedh vendin e punës
Kur pritet të dalin rezultatet e testimit të mësuesve, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur kriteret se si do bëhet punësimi i mësuesve. "Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në: Vlerësimin e dosjes dhe rezultatin e arritur në testim. Punësimi do të realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumatorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim", thotë Ministria e Arsimit.

Në një qytet të caktuar, ku mund të jenë tre vende të lira për mësues në një profil të caktuar, do të klikohet në renditjen përkatëse të asaj Drejtorie Rajonale Arsimore dhe ftohet mësuesi, i pari sipas meritës, të zgjedhë preferencën e tij se në cilën shkollë dëshiron të punojë. Më pas komandohet në shkollën e caktuar.

Mësuesit do të punësohen me kontrata 1-vjeçare dhe më pas bëhet punësimi përfundimtar. "Në përfundim, në bazë të pikëve të grumbulluara mësuesit që janë renditur më lart me pikë vendosen në krye të listave të pritjes për punësim. Janë drejtoritë arsimore ato që japin propozime për punësim me kontrata 1 vjeçare të cilat mund të rishqyrtohen në përfundimit të këtij afati", thotë Drejtoria Arsimore në Tiranë.

Kur kanë kaluar 6 ditë nga përfundimi i testimi, MAS thotë se vlerësimi i testeve kryhet në Tiranë nga komisione të vlerësimit të testeve. "Vlerësuesit e testeve janë të trajnuar dhe certifikuar nga IZHA. Komisioni vlerëson me pikë secilën nga dy pjesët e testit dhe veçon testet e dyshuara për kopjim.

Pikët e kandidatit për secilën pjesë të testit vendosen në krye të fletës dhe testi nënshkruhet nga të dy vlerësuesit. Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (30 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (40 pikë)" - thotë zyrtarisht Ministria e Arsimit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës