RAGUZA, Siçili - Një 30-vjeçare shqiptare humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali. Eshtë Çiljeta Laraku në Raguzë të Siçilisë e cila mbylli me këtë fund tragjik festimin e përvjetorit të 30-të të ditëlindjes së saj.
Ndërsa po kthehej në banesë një defekt në automjetin tip Lancia me të cilin po udhëtonte i ka kushtuar jetën. Hetimet e para flasin për një defekt në sistemin e frenimit pas së cilës makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Xhulia, siç e thërrisnin në Itali, jetonte prej disa kohësh në Raguza të Siçilisë së bashku me familjen e saj.
E reja është transportuar menjëherë në spital, por vetëm pas 2 orësh ka ndërruar jetë në spitalin e Vittoria Veneto, si pasojë e hemorragjisë së brendshme.
/Shqiptarja.com