Një nga bosët e mafies kanadeze dhe një tjetër shtetas po nga Kanadaja janë gjetur të vrarë në Siçili, ka njoftuar policia italiane. Në lidhje me krimin janë arrestuar dy vëllezër siçilianë.
Policia bëri të ditur gjithashtu se Juan Ramon Fernandez dhe Fernando Pimentel u qëlluan me rreth 30 plumba, të cilëve u ishte ngritur një kurth në një zonë rurale në Casteldaccia në pjesën perëndimore të Siçilisë.
Fernandez, me origjine spanjolle, mendohet se ka qenë një anëtar i rëndësishëm i familjes mafioze Rizzuto në Toronto të Kanadasë. Ai ishte trasferuar në Sicili që prej vitit 2012 pasi ishte larguar me ekspuls nga Kanadaja pas 10 vjetësh burg atje.
Policia e cila ka monitoruar aktivitetet e tij, si pjesë e hetimit në lidhje me mafien kanadeze dhe siçiliane, thotë se është parë për herë të fundit më 9 prill.
Dy vëllezërit e arrestuar Pietro dhe Salvatore Scaduto besohen se kanë lidhje me klanin mafioz Rizzuto në Kanada dhe janë arrestuar nën akuzat për vrasje të dyfishtë.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com