Mbrëmjen e sotme në në “5 Pyetjet nga Babaramo” ishin te ftuar ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe sekretari per çështje ligjor në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata. Në emisnion dy të ftuarit janë pyetur rreth situatës politike në vend dhe për një zgjidhje të mundshme. 

Ku na ndajnë vetëm tre muaj nga zgjedhjet lolake ende nuk është e qartë nëse opozita do të hyjë në zgjedhje apo do vazhdojë bllokimin. Nga ana tjetër Kodheli është shprehur se Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje pasi gjithçka është legjitime. Më pas Kodheli ka thënë se PS është e gatshme ti shtrijë dorën opozitës së re por edhe opozitës aktuale që po vijon me bojkotin. 

Ndërsa e pyetur rreth akuzave të bëra nga ish-kryeministri ku thoshte se Këshilli i Lartë i Prokurorisë kontrollohet nga kunati i saj, kodheli është përgjigjur kështu: Berisha e ka gjithmonë fjalën për mua por kjo më jep forcë që të vazhdoj përpara. I kam dhën një përgjigje Berishës. Unë nuk jam nga ata që nuk e njohë kunatin. Kunatin e njohë shumë mirë dhe ai nuk ka absolutisht të bëjë fare me karrierën time politike. Ai është një nga konstitucionalistët më të mirë në Shqipëri. Karriera ime dhe e tij janë dy drejtëza të kithta. Pergjigja ime ështtë kjo: Nuk mund të jetë Edi Rama në krye të kësaj reforme pasi kjo reformë monitorohet pafundësisht nga ndërkombëtarët."
 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:20
"Nuk mund të ketë ultimatume", Kodheli flet për dialogun me opozitën

A ka komunikim mes Ramës dhe Bashës qoftë edhe me ndërmjetësues? Kësaj pyetje Mimi Kodheli i është përgjigjur duke thënë se qeveria e ka detyrim që të shtrijë dorën opozitës për dialog ashtu siç e ka detyrim edhe opozita. 

"Un do ja vija emri dialog. Eshtë në detyrimin e kryeministrit që ta bëjë këtë gjë, ashtu siç e ka detyrim opozita. Jemi në kohë dhe është absolutisht e mundur. Janë të lutur që të ulen në tryezë dhe të gjendet një zgjidhje për hirë të popullit. Ultimatum në Shqipëri nuk ka. Dilogu sjell në tryez të pamundurën. Nuk mund të jetë ultimatum por vetëm dialog." është shprehur opozita. 
 

Ora 21:07
Kodheli: Do të hyjmë në zgjedhje lokale së bashku me opozitën e re

Mimi Kodheli e pyetur për hapjen e negociatave me BE është shprehur se akoma ka shpresë për vendin tonë. Ndër të tjera Kodheli ka thënë se Shqipëria ka punuar fortë për Reformën në Drejtësi dhe do ti shkojë deri në fund kësaj reforme. Më tej Kodheli ka folur edhe zgjedhjet lokale ku është shprehur se PS do të hyjë në zgjedhje së bashku me opozitën e re që ndodhet në Kuvend.

"Ka akoma shpresë. Ne do ti shkojme deri në fund Reformës në Drejtësi. Do ti shtrijmë dorën deri ne fund opozitës por ne do të hyjmë në zgjedhjet lokale. Do vazhdojmë të flasim dhe të veprojmë për reformat që i shërbejnë Shqipërisë. Kemi grupin në Kuvend që po krijohet. Ata janë legjitim po aq sa kanë qënë ata sipër listës. Cdo opozitë kërkon zgjedhje të parakohshme që ne momentin që humbet votat." ka deklaruar Kodheli.
 

Ora 20:57
A është Rusia pas protestave të opozitës? Përgjigjet Mimi Kodheli


Mimi Kodheli e pyetur për ndikimin rus në Rajon dhe në Shqipëri është shprehur se një rrezik i tij është prezent në vendin tonë. Më pas Kodheli deklaroi se logjika të çon të mendosh se pas protestave të opozitës që janë zhvilluar muajt e fundit mund të jetë edhe Kremilini. 

"Po ka. Rreziku nuk është  vetëm ne Shqipëri. Ky rrezik është  nga SHBA e deri ne Europe. Informacioni nuk kam por logjika të çon aty. Në takimet me CIA-n jam çuditur pasi me dukej e pamundur që Rusia të kishte atë intensitet dhe presion në zgjedhjet presidenciale të Trump. Ky rajon ështtë një "dashuri" e vjetër për rusët." ka deklarua Kodheli. 

 

Ora 20:55
Kodheli: Kur ishim në opozitë u përgjuam me një pajisje 1.6 milion euroshe

Kodheli duke komentuar institucione e drjtësisë në vendin tonë është shprehur se kur PS ishte në opozitë  anëtarët e saj janë përgjuar. Ndër të tjera Kodheli tregoi se laptopi i përdorur në këto përgjime kap shifrat e 1.6 milion eurove. 

"Ne në opozitë jemi përgjuar, është blerë një soft 1.6 milion euro për të përgjuar opozitën. Akoma nuk është hapur laptopi. Kjo është një shkelje e hapur e kushtetutës. Këto institucione duhet absolutisht të pastrohen". është shprehur Kodheli.

Ora 20:50
Kodheli tregon zgjidhjen e krizës: I kemi shtrirë dorën opozitës së re

Ish-minsitrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e pyetur për sa i përket krizës politike në vend ka dhënë edhe zgjidhjen sipas saj të kësaj krize.

"Vendi është në një krizë politike, djegia e mandateve është një vendim ekstrem. Rregullisht është i dënueshëm. Për fat të mirë kemi një zgjidhje, kemi një marrje të mandateve nga kandiatët e listave të PD e LSI.  Dhe ky element e bën më shumë sesa fuknsional parlamanetin. Kjo nuk do të thote se ne na mjaftojne kta që janë në Kuvend, ne prandaj kemi shtrire dorën ndaj tyre . Institucionet e tjera janë funksionojne normalisht, dhe ne do të vijojmë normalisht me Kuvendin dhe reformat. Reforma e fortë zgjedhore mund të sillte edhe mungesa në rrugën e saj drejt përfundimit. Mungesa e magjistraturës solli mungesa të tjera. Por pastrimi i këtij sitemi bëhet vetëm ti shkohet në fund reformës në drejtesi. "