Si do merret pensioni në bankë
zbardhet procedura e plotë

Si do merret pensioni në bankë<br />zbardhet procedura e plotë
Duke filluar nga data 1 qershor të moshuarit mund të marrin pensionin në bankë. Mjafton një kërkesë pranë bankës ku dëshironi të merrnin përfitimin dhe atëherë çdo muaj nuk keni përse prisni në postë për të marrë pensionin.

Nëndrejtori i ISSH-së Ali Emini, në një prononcim për "Shqiptarja.com" thotë se të moshuarit paraqesin kërkesën në bankë si dhe një kopje të librezës së pensionit dhe nga muaji pasardhës do ta marrin përfitimin në bankë. është Instituti i Sigurimeve Shoqërore bashkë me bankën, që bëjnë më pas procedurën për marrjen e pensionit.

“Duke iu përshtatur ndryshimeve më të fundit qoftë në legjislacion, ashtu edhe në sistemet elektronike që të dy institucionet kanë zhvilluar gjatë kësaj kohe, nëshkruam marrëveshje, e cila synon të rrisë cilësinë e shërbimit ndaj pensionistëve, duke reduktuar procedurat burokratike për shkëmbimin e dokumentacionit dhe informacionit , si dhe rritjen e kontrollit të pagesave dhe të fondit të pensioneve që menaxhon ISSH-ja”, tha Drejori i ISSH-së Astrit Hado.

Po çfarë përfitojnë pensionistët?
Pensionistët mund ta tërheqin pensionin çdo muaj në bankë ose në bankomat. Pensioni mund të merret edhe në Postë, por të moshuarit për të mos pritur në radhë mund të zgjedhin bankën.

Të vetpunësuarit
Përveç marrjes së pensionit, drejtori i ISSH-së ka shpjeguar procedurat për ligjin që fal kamatvonesat, ku detyrohen të vetëpunësuarit të paguajnë principalin.

“Janë falur kamatëvonesat dhe gjobat për kontributet e papaguara, por me kushtin që duhet të paguhet principali, kontributi i Sigurimeve Shoqërore, që pastaj t’u falen gjobat dhe kamatëvonesat. Sa i përket këtij ligji që e prek drejtpërsëdrejti Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka të bëjë me të vetëpunësuarit në bujqësi të cilëve u falen kamatëvonesat që kanë kushtin për principalet”, tha drejtori i ISSH-së.

Nga ana tjetër Astrit Hado, iu bën thirrje ish punonjësve të naftës që të mos iu drejtohen zyrave të ISSH­së, pasi ligji për statusin e minatorin është ende në fazën e miratimit të vendimeve ligjore dhe akteve për zbatimin e tij.

“Kjo është një procedurë që do të realizohet, është në proces miratimi në Vendimin Këshillin e Ministrave dhe njerëzit të mos dynden dhe të mos tentojnë tu afrohen zyrave të Sigurimeve Shoqërore për të marrë indo pasi në vendimin që do të miratohet do të përcaktohet një pjesë e mirë e kësaj ecejake. Lëvizja do të bëhet përmes institucioneve, pra qytetarët të mos paraqiten çdo ditë në sportelet e zyrave të Sigurimeve shoqërore për të kërkuar vërtetime e Libreza sepse është lodhje e dy anshme", thotë Astrit Hado.

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës