Rregulla, afate dhe penalitete të reja për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur, deklarimin e vendbanimit fillestar, ndryshimin e vendbanimit, deklarimin e vdekjeve brenda dhe jashtë vendit, regjistrimin e emigrantëve, fëmijëve të porsalindur të emigrantëve etj. Ndryshimet parashikohen në projektligjin e ri për gjendjen civile, i cili është depozituar në Kuvend. Sa i takon regjistrimit të fëmijëve të lindur në Shqipëri, pjesë e dokumentacionit që administron nëpunësi i gjendjes civile gjatë mbajtjes së aktit të lindjes është parashikuar që emri i fëmijës të jetë edhe në formë të shkruar nga vetë prindërit. Ndryshimi ka si qëllim për të shmangur gabimet gjatë mbajtjes së aktit të lindjes, që mund të lindin si rezultat i moskuptimit të emrit. Po ashtu, pjesë e dokumentacionit të mbajtjes së aktit të lindjes, do të jetë dhe deklarata e personave që kanë të drejtë të vërtetojnë këtë fakt, për sa i përket emrit dhe mbiemrit që do t’i vendosin fëmijës.
Projektligji shfuqizon pikën 3, të nenit 41 të ligjit në fuqi për gjendjen civile, lidhur me regjistrimin e lindjes së fëmijës të lindur nga prindër shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Konkretisht është hequr parashikimi sipas të cilit lindja e fëmijës nuk deklarohet në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, por në zyrën e gjendjes civile të shërbimit të vendit të huaj ku ka ndodhur lindja. Pra, emigrantët mund t’i regjistrojnë fëmijët në ambasadat dhe konsullatat shqiptare përkatëse. Gjithashtu, ligji i ri parashikon që fondi për shpërblimin për regjistrimin e lindjes brenda afatit, sipas përballohet nga buxheti i shtetit. Po ashtu, në nenin 6 të të projektligjit, është parashikuar deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas legjislacionit përkatës, i cili parashikon periudhën për të cilën bëhet vetëdeklarimi, procedurat për identifikimin dhe regjistrimin e adresës në programin e regjistrimit të adresës, i cili është pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Në nenin 7, të projektligjit, janë parashikuar veprime që duhet të kryejë zyra e gjendjes civile për zbatimin e dekreteve të Presidentit për fitim dhe lënie të shtetësisë shqiptare. Dispozita ekzistuese parashikon vetëm veprimet që duhen kryer nga zyra e gjendjes civile për çregjistrimin e shtetasve shqiptarë, të cilëve u është miratuar lënia e shtetësisë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës.
Në nenin 22 të projektligjit është ndryshuar masa e gjobës për shkeljen ose mosrespektimin e dispozitës së përcaktuar në pikën 3, të nenit 15, të ligjit që lidhet me deklarimin e regjistrimit fillestar të vendbanimit dhe të ndryshimit të vendbanimit, nga 3 000 lekë në 10 000 lekë. Por, në dispozitën kalimtare të këtij projektligji është parashikuar pezullimi i kësaj gjobe për një periudhë 6-mujore, nga hyrja në fuqi e këtij projektligji. Ligji në fuqi parashikon që në rast ndryshimi të vendbanimit, apo kur një banesë nuk përdoret më për përdorim vetjak apo të familjes, ky ndryshim deklarohet në zyrën e gjendjes civile. Regjistrimi fillestar i vendbanimit apo ndryshimi i tij bëhet jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në këtë vendbanim.
Nene 13 dhe 14 të projektligjit parashikojnë saktësime të mëtejshme për sa i përket aktit të vdekjes, duke specifikuar një afat të ri për deklarimin e këtij fakti për raste të vdekjes aksidentale. Afati që përcakton dispozita është 10 ditë, nga lëshimi i lejes së vdekjes nga Prokuroria. Për vdekjet brenda vendit, afati për deklarimin e vdekjes në zyrën e gjendjes civile është 10 ditë, nga data e vdekjes, dhe 90 ditë, nga data e vdekjes për vdekjet jashtë vendit. Neni 14 parashikon që deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjesëtar madhor i familjes, nga persona të afërt të familjes dhe për personat e vetmuar, nga i ngarkuari i posaçëm i bashkisë/ njësisë administrative, në zyrën e gjendjes civile ku shtetasi që ka ndërruar jetë, ka patur vendbanimin/vendqëndrimin e tij të fundit.
Disa ndryshime në ligjin për gjendjen civile
Neni 5
Neni 17 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 17.
1. Një person apo një ose më shumë familje kanë të drejtë të banojnë në vendbanimin e një personi apo të një familjeje tjetër kur nuk kanë lidhje familjare, kur plotësohen standardet e sipërfaqes së banimit për frymë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në këtë rast, kryefamiljari i familjes pritëse dhe personi apo kryefamiljari që kërkon të banojë në vendbanimin e tij shprehin vullnetin e tyre për këtë qëllim para nëpunësit të zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës është vendbanimi i familjes pritëse.
2. Në rast të lidhjeve familjare të vërtetuara, pranimi i personit apo i familjes në vendbanimin e ri bëhet në bazë të deklarimit të tyre para nëpunësit të zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës është vendbanimi i familjes pritëse.
3. Nëpunësi i ngarkuar i bashkisë/njësisë administrative, në juridiksionin territorial të së cilës ndodhet vendbanimi i ri, kryen verifikimet përkatëse, në lidhje me plotësimin e standardeve të sipërfaqes së banimit për frymë. Pas kryerjes së verifikimit, nëpunësi përgatit një raport, i cili është pjesë e praktikës që administron nëpunësi i zyrës së gjendjes civile për këtë qëllim.”.
Neni 6
Pas nenit 21, shtohet neni 21/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 21/1. Deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, bëhet sipas legjislacionit përkatës.”.
Neni 8
Pika 3 e nenit 27, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“3. Aktet e martesës, të mbajtura në postet konsullore, si dhe deklarimet e lindjes e të vdekjes, të mbajtura në shërbimin e gjendjes civile të vendeve të huaja, për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, përcillen, periodikisht, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila ia dërgon për regjistrim zyrës së gjendjes civile përkatëse.”.
Neni 15
Pika 1, e nenit 56, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“1. Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës ka ndodhur lindja, pasi administron deklaratën e shkruar të personave të përcaktuar në nenin 40, të këtij ligji, lidhur me: a) emrin që do t’i vendosin fëmijës së lindur, përveç emrave të klasifikuar të papërshtatshëm, sipas përcaktimeve të këtij ligji; b) mbiemrin që do të mbajë fëmija, në përputhje me Kodin e Familjes, i pasqyron këta përbërës të gjendjes civile në aktin e lindjes.”.
Neni 20
Pas nenit 69 shtohet neni 69/1, me këtë përmbajtje: “Neni 69/1.
1. Dokumenti “certifikatë”, që sipas dispozitave të këtij ligji lëshohet sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar, nga zyra e gjendjes civile në njësi administrative, mund të lëshohet edhe nga zyra e gjendjes civile në bashki, në juridiksionin e së cilës ndodhet njësia.
2. Në rastin e ofrimit të shërbimit, sipas parashikimit të bërë në pikat 2 dhe 3, të nenit 61, të këtij ligji, dokumenti “certifikatë” lëshohet sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar, me nënshkrimin dhe/ose vulën elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.”

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO