Si do të dukej hëna, nëse do të ishte në një distancë gati 400 km sipër tokës. Kjo është një gjë e pamundur, por do provojmë vetëm ta imagjinojmë.

Në të vërtetë, hëna ndodhet 384 mijë km nga toka, por nëse ajo do të ishte fare pranë, do të kishim një spektakël të tillë, si ky që shohim në imazhet e kësaj video. 

Fatmirësisht, kjo gjë është e pamundur edhe pse hëna sa vjen e largohet nga toka, por nëse kjo gjë do të ishte e mundur, do të na e bënte jetën të pamundur. 

Sateiti ynë lëviz në sens antiorar rreth nesh, nëse do e shikonim nga Poli i Veriut, nga pjesea e poshtme në mënyrë sinkron me Tokën. 

Por nëse do të gjendej reth 400 km distancë, do të lëvizte më me shpejtësi, duke bërë një xhiro të kompletuar në 90 deri në 130 minuta. 

Nuk duhet të harrojmë, se distanca që na ndan nga Hëna, ka një rëndësi jetësore për Tokën dhe banorët e saj. 

Pasi, nëse hëna do të gjendej më pranë tokës, forcat e baticave në det, do e tejkalonin gravitetin e tokës, duke e shkatërruar këtë satelit. 

Redakia Online
(Elvana Bilali
/a.ç/shqiptarja.com)