Si do të ndryshojë tatimi
mbi biznesin e vogël

Si do të ndryshojë tatimi<br />mbi biznesin e vogël
TIRANE- Heqja e taksës së biznesit të vogël duket se nuk do të mbetet thejsht një retorikë elektorale e Qeverisë së majta. Burime nga Ministria e Finacave bëjnë të ditur se biznesit të vogël do t’i hiqet taksa fikse dhe do t’i ulet tatim fitimi në 7.5% . Aktualisht një biznes i vogël paguan taksën mbi të ardhurat personale 10% dhe taskën mbi biznesin e  vogël që varion sipas xhiros vjetore dhe llojit të qarkullimit. Për të shpjeguar ndryshimin në tatimin e biznesit të vogël, sipas paketës së re fiskale, në një relecion të Ministrisë së Finacave merret shembulli hipotetetik i një famacie x. Aktualisht, farmacia x me xhiro vjetore 7.2 milion lekë, paguan 162 mijë lekë taksën vjetore të biznesit të vogël tek bashkia apo komuna, në 4 këste 3-mujore.

Ne fund te vitit, farmacia dorëzon tek Tatimet qëndrore pasqyrën me të ardhura dhe shpenzime, diferenca i tatohet me 10% dhe tatimi mbi të ardhurën personale për të paguar është 73 mijë lekë. Tatimit prej 73 mijë lekë i zbritet taksa qe ka paguar tek bashkia prej 162 mijë lekë, dhe farmacia merr rimbursim 89 mijë lekë. Ndërkaq, në bazë të paketës së re fiskale farmacia x do të paguajë më pak tatime siç shpjegohet më poshtë. Farmacia x me xhiro vjetore 7.2 milion lek, nuk do të paguaje 162 mijë lekë takse vjetore të biznesit të vogël tek bashkia apo komuna. Në bazë të pasqyrës së saj të të ardhurave dhe shpenzimeve, diferenca do t’i tatohet me vetëm 7.5% , pra 54 mijë lekë të cilat do t’i paguajë me 4 këste gjatë vitit.

Kjo do të thotë se me zbatimin e paketës së re fiskale biznesi vogël nuk do të paguajë tatime për veprimatrinë që ushtron në 2 administrata të ndryshme që janë ajo qëndrore dhe ajo lokale (bashkia ose komuna), por do të bëjë të gjitha pagesat tek Tatimet qëndrore. Në këtë mënyrë do të kursehet edhe kohë në pagimin e tatimeve nga ana e biznesit të vogël, si edhe do të ketë më shkresa për të plotësura. Ndërkohë, sipas një përllogaritje pritet që ky ndryshim t’i “kushtojë” qeverisë vendore 2 miliradë lekë. Por nga ana tjetër kjo “humbje” do të kompensohet pasi të ardhurat personale të biznesit të vogël, që do të mblidhen nga administrata tatimore qëndrore, të cilat kapin shifrën 1.2 miliardë lekë, do të jenë për llogari të pushtetit vendor. Kësaj shume, në llogari të pushtetit vendor do t’i shtohet edhe rritja e transfertës së pakushtëzuar që kap shifrën 700 milionë lekë.
 
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit