TIRANE- Pas mbylljes së aplikimeve me formularin A1, përfundojnë regjistrimet edhe për kandidatët e viteve të kaluara. Nga dita e sotme mund të quhet e mbyllur faza e parë e aplikimeve për në Universitet.

Të gjithë kandidatët, tashmë u ngelet pjesa më e rëndësishme për të qënë fitues, provimet e detyruara dhe provimet me zgjedhje. Katër provimet, përveç koefiçentëve të shkollave dhe të lëndëve, janë komponentët e tjerë të formulës, mbi të cilat do të llogariten pikët për maturantët.