Dogji mandatet dhe dorëzoi bashkitë, Basha: Dolëm më të fortë nga 30 Qershori (Paralajmëron sërish protesta)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron sërish protesta kundër kryeministrit Edi Rama për ta larguar nga pushteti. E ndërsa theksoi se PD-ja me aleatët dolën më të fortë nga 30 Qershori, pasi sipas tij 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën, ai njoftoi se beteja kundër tij do të vijojë me të gjitha mjetet.

"PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 Qershori. Duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin. Nga mitingu i 16 shkurtit kemi ardhur në rritje në numër.  Votimi i djeshëm e thelloi krizën. Beteja jonë vijon edhe më e fortë dhe më e vendosur. Edi Rama duhet të largohet. 30 Qershori tregoi se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Ndryshimi është qëllim im më i madh, i thellë politik dhe ekonomik. Beteja jonë do të vijojë me të gjitha mjetet" tha ai.

Më pas, lideri demokrat komentoi edhe raportin e OSBE-së për zgjedhjet e djeshme. "OSBE dha gjetjet paraprake, votime pa zgjedhje, përjashtim i padrejtë i opozitës, mos funksionim gjykatash, marrjes e kompetencave të Kushtetues dhe probleme të tjera serioze" tha ai. Sot Basha zhvilloi një takim me aleatët për të përgatitur skenarin kundër kryeministrit Rama, teksa dolën nga Kuvendi duke djegur mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet lokale duke humbur bashkitë.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës
Dje ju me te bashkuar se kurre, jo rreth nje partie politike, por rreth vlerave per te cilat qendrojme si komb, vlerave europiane, lirise dhe demokracise, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur cdo shqiptari. Marrezia e 30 qershorit tregoi se ccfare eshte i gatshem te beje Edi Rama per pushtetin e tij. Pamjet dritheruese te te moshuarve qe i mbanin nga krahet per te shkuar me detyrim ne votime. Pamjet e trishta te invalideve, te pamundurve qe duhet te beheshin pjese e farses per buken e gojes. Pamjet e punonjesve te administrates qe votonin me koken ulur nga deshperimi.Pamjet e te forteve qe kercenonin me uniforma policie apo mbeshtjelle me petkun e pushtetareve jane pasqyra me e qarte e degradimit te ketij regjimi.

Kombinimi i perdorimit te krimit dhe presionit te pushtetit per vota eshte pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramen, e faktuar me pare nga Dibra, ne Durres dhe perseri  dje, ne te gjithe Shqiperine. 85% e shqiptareve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunes. 85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen. 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e te vi une”, por ndryshimin e vertete qe nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, garantimin e votes dhe fuqizimin e saj. 85% e shqiptareve, demokrate, socialiste, te pa parti treguan dje se duan ndryshimin qe kurre me krimi te mos diktoje politiken. Kurre me kriminelet te mos vendosin per deputete e kryebashkiake. Kurre me krimi te mos ulet ne parlament e te zere vend ne qeverisje.

Kurre me punonjesit e administrates te mos poshëtrohen, duke u perdorur per te mbushur mitingjet partiake apo te kercenohen me vendin e punes per voten. Kurre me mos te kushtezohet vendi i punes, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota. Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake. Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij. Shqiptarët  e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta.

Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake:

·       30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë

·       Votime pa zgjedhje

·       Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve

·       Mos funksionim gjykatash

·       Vendime të gabuara të KQZ-së

·       Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze.

Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës. Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë. Farsa dështoi. PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opioninion: 02/07/2019 11:55

    kemi kallate tjeter dhe qyfyre nano me berishe

    Përgjigju
  • Vucicdoli: 02/07/2019 11:45

    Po po dole me gisht ne b...

    Përgjigju
  • Deb: 02/07/2019 10:05

    Tani smerret njeri me ju me. Na shqetesuat pak se mos benit rremuje per zgjedhje po tani ne rruge rrini mos luani hic. Ne jemi per plazh. Gomar mbete o gomar

    Përgjigju
  • Nasi: 02/07/2019 08:36

    Ja tani qe ju iken e ato bashki ta shohim sa veta so mblidhni

    Përgjigju
  • tullcja: 02/07/2019 07:13

    Nga nje shoqeri qesharake, dalin gjithashtu edhe politikanet!

    Përgjigju
  • lol: 02/07/2019 06:07

    Budalla patetik

    Përgjigju
  • Flamuri: 02/07/2019 00:00

    Gjeja me e mir ne bot esht kur te pelqen vetja edhe kti injoranti qe po luan me popullin cdo gja vetja i duket e perkryme .lulash sqohu se burgun afer e ke

    Përgjigju
  • 007: 01/07/2019 22:36

    Lulash mjer PD qe ju ka ne krye.Keq e me keq do shkojm me tu.Ti ke 6 vjet qe vetem thu fitore.Hallall tek e trasha.Te jap nje porosi ,vazhdo e meru me leshin e ijesse per lesh ke ik vet,por me vjen keq se do cosh edhe pd per lesh.

    Përgjigju
  • Arditi: 01/07/2019 22:33

    Keshtu e ka parashikuar Kizi pazarit ne filxhanin e kafese

    Përgjigju
  • nik: 01/07/2019 22:14

    Njesoj si sali berisha dhe azem hajdari do hysh ne historin e PD, si deshtak dhe shkaterrimtarin e partis. te lumt po i ben nder gjith popullit hallall.

    Përgjigju
  • Seltzer: 01/07/2019 21:19

    O poull, merreni dhe cojeni ne çmendinë....ose ne Hollande. Ky ka shkaterruar Partine Demokratike. Fale tij, Edi Rama eshte ende ne pushtet.

    Përgjigju
  • ERP: 01/07/2019 21:10

    Demokratet e vertete duhet te te shporrin ty njehere e me pare. E cove kete parti ne particke nen udheheqjen e komunistit te vjeter

    Përgjigju
  • xreport: 01/07/2019 20:40

    e kuptuam keni prb me drejtesin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!