Si duhet paraqitur zani “Ora e maleve”

Si duhet paraqitur zani “Ora e maleve”
Ky za duhet të përpunohet rishtas, mbasi asht paraqitë në mënyrë të shtrembënueme, me mungesa e pasaktësi që fajësojnë edhe autorin, edhe redaksinë përkatëse, edhe kryeredaktorin. Shkruhet mirë: Gazeta asht e përjavshme, politike, shoqnore, ekonomike, kulturore, satirike. Te zani “Pader A. Harapi” shkruhet se gazeta asht organ i organizatës “Ora e maleve” dhe drejtor i gazetës ka qenë P.A.Harapi.  Në fakt, gazeta ka qenë organ i Grupit “Ora e maleve”, pra: nuk ka qenë organizatë dhe drejtor nuk ka qenë për asnjë ditë Pader Antoni. P. Antoni ka dhanë ndihmesën e vet mjaft të  madhe dhe ka përfaqesue françeskanët në gazetë.

Grupi “Ora e maleve” ka qenë një grupim intelektualësh katolikë për të mbrojtur të drejtat e tyne e për të dhanë ndihmesën e vet në zhvillimin demokratik të vendit. Ky Grup u krijue nga Imzot Lazer Mjeda, vëllai i poetit Ndre Mjeda. Dhe pati rreth vetes një brumë vërtetë mbrujtun me ideale kombëtare e shoqnore të përparueme, si: Fishta, L. Gurakuqi, Ndre Mjeda, Shuk Gurakuqi, Harapi, Shantoja, Palaj, P.Ambroz Marlaskaj, Ndoc Ҫoba, vëllaznit Simoni e Nush Topalli, që zgjidhi i pari qesen me dhanë ndihmë në pare. Por në FESH nuk përmenden as trinomi Fishta, Harapi, Shantoja e të tjerë që mbajtën gjallë atë gazetë që luftonte për Shqipni demokratike, të zhvillueme e me drejtim perëndimor.
Shkruhet: “Numri i parë  doli me 15 prill 1923 dhe vijoi deri në  51 dhjetor 1924”.

Gazeta doli: Numri i parë, me 15 prill 1923. Gjatë këtij vjeti, 1923 dolën 43 numra, vazhdoi në vjetin 1924 me 1.I.1924 e deri me 25 dhetuer 1924, gjithsej 52 numra. Pra: 43 numra në vjetin e parë e 52 në vjetin e dytë, madje pati edhe shtesë numrash. Dhe jo si shprehet paqartësisht FESH-i. 
Drejtorë të gazetës kanë qenë: kryesisht Shuk Gurakuqi, pastaj Luigj Mjeda, Kolë M. Gjoni, Toma i Fr. Tomës. (e jo ndonjë tjetër, si thotë FESH-i). Redaktor fetar ka qenë D. Lazer Shantoja, sekretar i kryeipeshkvit Lazer Mjeda, redaktor politik

ora e maleve

Ndoc Ҫoba. Grupi shfaqi mendimin se si formë regjimi politik parapëlqente monarki (mendim edhe ma i preferuem i kohës), por pranonte edhe republikë. Sidoqoftë misët e Këshillit të Naltë  të zgjidheshin prej popullit, por t’u jepen disa të  drejta. Jo oligarki partie, por demokraci për të gjithë. Luftuen në  mënyrë  legale që  Shkodra të  shpallet kryeqytet, që  populli të  gëzonte liri fetare pa iu përzie shteti në  punët fetare; të  gëzojë, gjithashtu liritë demokratike; ngulen kambë  të  ketë  liri për shkollat private, e shteti të  ketë  të  drejtën t’i vëzhgojë ato. Kujdes i veçantë iu kushtue arsimit e kulturës, luftoi kundër monopolizimit të shkollave nga shteti, për administratë të centralizueme dhe gjykata të  pavaruna. Luftoi shumë për vendosjen e ligjit në vendin tonë .(“Na duem qeverinë  e ligjeve, bile të ligjeve të  forta, jo me i lanë  nëpunësve duer të  lira me punue mbas vullnetit të  vet)”. Kjo gazetë  përkrahu programin e Opozitës. “Ora e maleve” e ndihmoi me porosi, këshilla, qortime, por edhe kritika. Në  rubrikat e kësaj gazete ndeshemi edhe me polemikë  gazetareske.

Shpesh gazeta u bani jehonë  figurave Patriotike, si: Avni Rustemit, Dedë  Gjo Lulit, Nolit, Bajram Currit, A. Toptanit.
Gazeta mbrojti e luftoi për tanësinë  tokësore të atdheut, shtjelloi idenë kantonale. Grupi e donte Shqipninë Zvicer në  Ballkan. Penda të  tilla si pendat e kësaj gazete, i kishte smirë  tanë gazetaria shqiptare! Gazeta të  kënaqte edhe me humorin e saj politik të kandshëm. Ajo fitoi opinionin kombtar, sidomos e vlerë suen patriotët ma në za.
Si përfundoi stafi i kësaj gazete: Luigji u vra me antentat, pa gjyq, në  Bari, si trathtar. Harapi, Shantoja e Sulço Begu u pushkatuan si antikombëtarë , e mbeten pa varre. P. Pal Dodaj, P. Bernardin Palaj e Ndoc Ҫoba  
Shuk Gurakuqi, Nush Topalli, Zef Muzhani Dr. L. Koliqi, u ndoqën e u përndoqën edhe pasardhësit e tyne, L.Mjeda, vëllaznit Pjetri e Cuk Simoni, Gjon Kamsi… pritën me dinjitet të  papërlyem ditën e dekës. 


Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024