Si duhet të flisni me fëmijët pas një tërmeti...

Si duhet të flisni me fëmijët pas një tërmeti...

Familje e zhvendosur në hotel pas tërmetit të 26 nëntorit

Pas tërmetit, të gjithë njerëzit kalojnë ngarkesë të madhe psikologjike.

Shumë personave u duket sikur toka lëkundet gjatë gjithë kohës, e shumë të tjerë nuk flejnë natën.

Duhet shumë kohë që të gjithë ta kalojnë këtë gjendje të rënduar psikologjike.

Të rriturit e kalojnë më shpejt këtë situatë, por fëmijët që janë më delikatë e kalojnë më me vështirësi dhe prindërit duhet të gjejnë mënyrat e duhura që të flasin me ta.

Mandy Casurella, një këshilltare profesionale e licencuar që punon me fëmijë dhe prindër tregon se si duhet të sillemi me fëmijët pas një tërmeti.

Pas tërmetit, ajo dhe mësuesja i organizuan fëmijët në një rreth gjatë një loje për t'i ndihmuar ata të ndiheshin të sigurt dhe u kërkuan fëmijëve të flisnin për atë që ndodhi.

Ajo këshillon që  prindërit duhet të kontrollojnë përgjigjet e tyre.

Pas traumës fillestare, sigurohuni fëmijëve se janë të sigurt. Ndihmoni ata të vënë re se si i bën ata të ndihen stresi dhe ankthi’, është shprehur psikologia.

Casurella thotë se duhet të nxisni fëmijët që t’i kushtojnë vëmendje  trupit të  tyre.

Trupat e tyre ishin në gjendje të bënin gjënë më të mirë për të mbajtur veten të sigurt.

Ankthi dhe adrenalina gjenerojnë shumë energji dhe fëmijët kanë të gjitha llojet e mënyrave për të provuar ta lëshojnë atë. Disa duhet të jenë të qetë dhe disa duhet të lëvizin," tha ajo.

Duhet kushtuar vëmendje se cilat janë impulset e tyre.

Duhet të ndiqni ritmin e fëmijës suaj. Do t'ju duhet pak kohë që fëmijët të kthehen në normalitet dhe çdo fëmijë avancon me ritmin e tij.

Dhënia kohë e fëmijëvë për të folur rreth gjërave është e rëndësishme. Aftësia e tyre për t’u shëruar dhe punuar përmes asaj energjie është e lindur dhe e natyrshme" , tha ajo.

Gjëja më e mirë që prindërit mund të bëjnë është t'u japin atyre hapësirën ta bëjnë këtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës