Si e kam njohur Aristidh Kolën

Si e kam njohur Aristidh Kolën
Për herë të parë, emrin e Aristidh Kolës, e kam dëgjuar nga bashkëfshatarët e Fan Nolit, kur shkova në Trakë aty nga fund i viteve ‘80 të shekullit të kaluar. “Si nuk e njihkeni më pyetën duke u shprehur në mënyrën habitore, aq të pranishme në shqipen e tyre të vjetër. “Në ka njeri që i ka bashkuar arvanitasit e shpërndarë nga viset e Trakës gjer në ishujt e Egjeut-më tha kryetari i komunës së Feresit, Panajoti, -ky është Aristidh Kola, që vërtetë s’e kemi pjekur ndonjëherë, po fjalët e mençura ia kemi dhjavasur (lexuar) te “Besa”.

Është një revistë, që siç thoni ju nga Alvania punë e madhe, na e nxjerr ai tok me disa të pakë shokë dhe na e dërgon këtu”.
Më treguan pastaj disa numra të revistës, që në fakt vetëm emrin e kishte shqip. Kurse gjithë ç’botonte ishte në gjuhën greke, me përjashtim të disa teksteve arvanitase të shkruar me alfabetin helen. Madje të nesërmen, stërmbesa e Fan Nolit Ksanthia, që kish kryer studimet në universitetin e Selanikut më solli librin e tij voluminoz “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, një studim monografik, që kish bërë jehonë të madhe në opinionin e gjerë, veçanërisht te sivëllezërit e tij arvanitas.

Gjithë sa dëgjova për Aristidh Kolën për bashkëfshatarët e Nolit në Trakë, m’u duk një zbulim mbresëlënës, që kur u ktheva në Shqipëri, ua tregova miqve. Por mbeti me kaq në kushtet e atëhershme të vështirësisë së komunikimit të lirë. U desh një rastësi tjetër, fatlume që të ngjante ajo që nuk e kisha çuar as nëpër mend.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë