Si e njoh Arlind Gjokutajn

Si e njoh Arlind Gjokutajn

Arlind Gjokutaj, Sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Financave

Arlind Gjokutaj nuk eshte nje djale do si do.

Une e njoh mire, kam punuar me te edhe ja njoh cilesite, qofte ato profesionale, njerezore edhe morale.

Kush nuk eshte perzjere me gjysme centi duke qene drejtor dogane, vendi ku drejtorat e drejtoreshat, hyjne te veshur si Luli i Vockel e dalin si sheiket e Dubait , kush le me deshire “fatin e madh ” per te qene drejtor dogane , kur te tjeret mund ta linin zyren vetem te vdekur , e ka kaluar testin me te forte e te veshtire te integritetit.

Kush ka qene Drejtor i Parandalimit edhe Pastrimit te Parave , edhe jeton ne shtepi me kredi , kur veshja e nje dite te zakonshme shkolle e vajzes minorene te te ngjajshmit te tij kushtonte sa rroga e 2 muajve , e ka kaluar testin e integritetit.

Arlindi eshte djale me integritet , si rralle kush ne administrate , nje djale i shkolluar qytetar , qe kurre nuk do ta besoja qe ka pranuar ti vendos cmim firmes apo veprimeve te tij, sepse nuk eshte udhehequr asnjehere nga normat e tregut por nga normat morale .

Por Arlindi si gjithe te vdekshmit e tjere mund te gaboje. Ne pirgun e letrave qe firmos cdo dite personi i pare autorizues i gjithe shtetit shqiptar , (sic eshte sekretari i pergjithshem i ministrise se financave ) gabimi eshte per kedo mese i mundeshem .

Gabimi qe ka bere, (nese ka nje te tille), ka kostot e veta , por Arlindi padyshim do te mbetet nje djale i mire nje qytetar i shkelqyer, i cili pavaresisht cdo gjeje do te gezoje gjithmone respektin e njerzve qe e njohin e kane punuar me te , une padyshim do te zgjidhja gjithmone te punoja me te . Uroj te kete edhe mirekuptimin e gjindjes tone te lodhur nga korrupsioni , ku me te thatin digjet edhe i njomi .

Ps. Sado e cudicme te duket, ka akoma ne kete vend , djem e vajza te ndershem , Arlindi padyshim eshte nje nga ata, mos i gjuani me gure.Gabimi eshte njerezor !

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • skelari: 13/01/2023 11:44

    Nuk dua të spekuloj për përgjegjësinë e Sekretarit për këtë skemë korruptive, por disa të vërteta ulëritëse duhen thënë. Kjo skemë duket gati si idiote nga ana e "pakujdesisë" për të mos rënë në sy - kjo mbase është arsyeja që u kap. Në këtë skemë janë të përfshirë edhe gjykata, noteri, përmbarimi, dhe normalisht Ministria e F. Indiciet që ky rast ishte i parandalueshëm janë - megjithatë skema vazhdoi funksionimin. I çuditshëm është edhe fakti që ka shoqëri private që presin edhe me vite të marrin detyrimet që u ka shteti për punët e kryera (duke lyer dhe rrotën, në shumicën e rasteve), apo ka subjekte apo individë që presin edhe me dekada për detyrimin që u ka shteti, ndërkohë që në këtë rast pagesat janë aktivizuar me afate rekord, disa javë mbase. Uroj që hetimi të gjejë vërtetë ku shkojnë paratë e vjedhura, dhe me pak fat të fillojnë edhe tua marrin këto para dhe pasuri, se nuk na duhet vetëm ti burgosim e ti mbajmë me bukë deri sa të dalin e ti shijojnë ato që vodhën.

    Përgjigju
  • Epirioti II: 13/01/2023 10:34

    Irena, do te doja te te besoja por nuk mundem. Ti vete e thua qe koleget dhe ish-vartesit e tu hyjne te veshur si Luli i Vockel e dalin si sheiket e Dubait. Cfare bere ti dhe Arlindi yt i vogel per ta penguar kete fenomen? NOTHING !!! Kur je bashkefajtor per nje krim te madh, gjasat jane qe do ta hash per diçka te vogel, madje edhe per ndonje rast ku teknikisht nuk ke asnje faj. Nje pastruese hajdute ordinere dhe djali i saj idiot i beri radiografine trupore gjithe klases tuaj.

    Përgjigju
  • avokat: 12/01/2023 18:56

    Une nuk e njoh Arlindin por njoh dhe kam punuar me babane e tij dhe ne gjithe eksperiencen time( sot jam ne pension ) nuk kam njohur nje person kaq fisnik si njeri dhe nje profesioniste ekselent .Nuk besoj kurre qe djali i tij me ndergjegje te kete gabuar.gabimin njerezor edhe mund ta pranoj.Eshte nje fatkeqesi per shoqerine te humbas djem dhe profesioniste si Arlindi

    Përgjigju
  • Emi: 12/01/2023 17:26

    Vetem ne Shqiperi dhe ne ndonjevend te afrikes qe sdine njerzit te lexojne mund te justifikohet qe te jesh zyrtar te firmos nje dokument dhe mos kesh pergjegjsi per kete. Sidomos ne nje administrate si e Rames qe eshte plot me hajdut. Tani ky djali ose eshte i paafte ose eshte hajdut o Irena se ska mundesi tani. Ska ardhe dje nga amerika dhe ka firmos pa dashje, sikur te ishte ashtu e kisha kuptu

    Përgjigju
    • rudi: 14/01/2023 22:40

      Denohet qe cke me te, nuk ka rendsi ka firmos me ndergjegje apo symbyll. Pse eshte djale i mire eshte ne ate post,mbase, por kush gabon paguan gabimin.Heqja nga una eshte me e pakta.

  • mond: 12/01/2023 16:57

    Çdo njeri eshte i mirë per veten e tij. Çdo njeri kur ka thesin me para, dhe duhet ta ndajë nuk mund tja lejë rastësisë. Do zgjedhë ku ta çojë. Dhe një profesionist i mirë nuk eshte me patjetër dhe njeri i mirë. Si përfundim eshte gjëja më normale që njeriu të bjerë pre e mëkatit kur firmos çdo ditë se ku do shkojnë lekët. I mirë i keq të njëjtën gjë do bëjë.

    Përgjigju
  • mondi: 12/01/2023 15:06

    mos e ke te dashur.se ska arsye tjeter ti dilni ne mbrojtje me zjarr.perderi sa kemi gjykata le te gjykohet .atje shifet pastaj ka apo ska faj .pastaj pse ka lindur ne qytet apo fshat nuk perben ndonje cilesi te tijen te vyer.ju zonje po beni zhurmusin e prishur

    Përgjigju
  • minushe: 12/01/2023 13:29

    Arlindi eshte djale i dy prinderve Nobel , i rritur dhe edukuar me vlerat qe e perfaqesojne denjesisht nje njeri. Jam dakort qe gabimi eshte njerezor, por Arlindi nuk duhet trajtuar si njerezit e tjere me pushtet qe emerohen ne poste vetem per te bere Leke! Cv e tij rralle zyrtare e kane, madje kemi Ministra qe nuk dine te artikulojne nje mendim.... ju pre ne mes karriera e shkelqyer qe po bente.

    Përgjigju
  • Dakord: 12/01/2023 12:30

    Dakord jam me shkrimin. Eshte djale i mire dhe nuk mund ta gjykojme ne,nese ka gabuar apo jo! Por i them autores se shkrimit qe kjo gje i ka ndodh dhe personave te tjere,qe ndoshta mund te jene me te mire dhe me te ndershem se Arlindi dhe po shtresa juaj i ka masakruar ne shkrime,pa marr parasysh nese jane apo jo fajtore. Keto artikuj nuk duhen bere vetem kur keni njohje me te akuzuarin !

    Përgjigju
  • zhirajr mokini: 12/01/2023 11:33

    DPPP eshte drejtoria e mbulimit te pastrimit te parave, ekpserience personale. 1 - nepermjet emerimit te personave me konflikt interesi qe kane sherbyer ne ose per kompanite e medhate oligarkeve. 2 - nepermjet moshetimit ose hetimit selektiv 3 - nepermjet sekretimit abuziv te shkresave per arsye te cenimit te sigurise kombetare, ne shkelje totale te ligjit perkates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja