Duke lexuar romanin “Pse” unë kam përjetuar thellë mjediset, ngjarjet, doket e zakonet, aq të njohura për mua, sepse unë kam lindur dhe jetoj “brenda kornizave” të përshkrimeve që ka bërë Sterjo Spasse. Dhe siç ka thënë Umberto Eco, qetësinë e kërkova në çdo vend, por atë e gjeta të fshehur në qoshen e një libri. Është filozofia, ajo që më ka ndihmuar të përjetoj në mënyrë të veçantë të lexuarit e romanit “Pse?!..., është ajo, që më ka bërë ta cilësoj këtë roman si një kryevepër të letërsisë shqipe, që i ka mbijetuar dhe po i mbijeton kohës, si një vepër që nuk do të vdesë kurrë...