Si e përjetuan ndryshimin e orës? Qytetarët për Report Tv: Na çoroditën, leku i ri, ora e re, të ndërrojmë dhe gratë...

Këtë të dielë ndryshoi ora, duke u zhvendosur akrepat 60 minuta mbrapa. Në këtë mënyrë qytetarët kanë mundësi të flenë një orë më shumë. Por ndryshimi i orës shpeshherë sjell dhe shqetësime tek qytetarët të cilët mundohen t’iu përshtaten ritmit të ri. Report Tv mori mendimin e disa prej qytetarëve të Tiranës për këtë cështje, ku pjesa më e madhe u shprehën se nuk e kanë ndier ndryshimin e orës, por do të ishte më mirë që të mos ndryshohej më në vitet e ardhshme.

Në fakt unë u zgjova vonë dhe mendoj se ishte ora 9, kur shikojë që ishte ora 8 që kishte ndryshuar ora u ndjeva e lumtur, sepse ishte mirë e përjetova mirë. Nuk është problem fare edhe po ndryshoi edhe po nuk ndryshoi për mua.

Teknologjia e re që ndryshon vetë ora automatikisht ne telefon kështu që thjesht mami më tha që orët mekanike qe kemi në shtëpi nuk ndryshonin, edhe i ndryshuam vet. Unë nuk e di fare që ka ndryshuar ora. Njëlloj si e dije si jo, domethënë ora tek ne nuk përbën ndonjë problem të madhe ndryshon apo jo.

E përjetuam mirë por ndryshimi i kohës na ndryshon dhe ne. Pa gjumë fare jemi. Më e mira është që të mos ndryshojë të rrijë ashtu sikur është. Ky ndryshimi i orarit të prish pak regjimin në sensin duhet të mësohesh pastaj me orën e re, vetëm kaq.

As nuk më ka ra mendja fare. Të rrijë ashtu sic është se na çoroditën, parja e re, ora e re, ndërro këtë ndërro atë, mbetëm vetëm duke ndërruar ne, të ndërrojmë dhe gratë. Shumë mirë por ne pleqve na u shtua orari i gjumit më shumë, që ne nuk kemi gjumë.

Klima më e mirë për ne është ky orar që është vënë tani dhe mirë është që të mos ndryshohet po të jetë kështu”-u shprehën qytetarët. Komisioni Europian ka planifikuar të heq dorë nga ndryshimi i orës, dhe do jenë vendet anëtare që do të vendosin nëse do të mbajnë orën ligjore apo atë diellore. Ndryshimi i orës në Europë filloi në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj