Si e sfidoi çifti Kim dhe Kanye
çiftin Beyonce-Jay Z

Si e sfidoi çifti Kim dhe Kanye<br />çiftin Beyonce-Jay Z
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë pasur një vit të suksesshëm dhe mbi të gjitha e kanë mbyllur mirë si imazhe të markës prestigjoze franceze Balmain.

Konfidenca si modelë u ka ofruar edhe redaktorja e revistës Vogue Anna Wintour duke u lënë hapësirën e kopertinës Vogue në muajin prill.

Ndryshe ka ndodhur me çiftin lider të muzikës pop, Beyonce dhe Jay-Z të cilët munguan në dasmën e miqve më të mirë, Kim dhe Kanye në maj në Firence të Italisë.

kim kardashian

Daily Mail ka bërë një krahasim të dy çifteve përgjatë këtij viti duke qenë se kanë edhe miq.

Ato i kanë shoqëruar zhurmat e një krize martesore përgjatë gjithë turneut të tyre në verë. Mendohet që kësaj përçarjeje midis tyre i ka paraprirë incidenti që tashmë është quajtur “ashensori”.

Në muajin maj motra e Beyonces, Solange Knowles ka goditur Jay-Z me shuplakë në ashensor dhe arsyeja mendohet që të jetë tradhëtia e këtij të fundit ndaj bashkëshortes së tij.

Përveç emocionit të 1-vjetorit të vajzës së vogël North, Kim ka forcuar më shumë ekonominë e saj me lojën në internet me anë të cilës fitoi 43 milionë $.

Goditjen e fundit triumfuese ndaj të gjithëve Kim e dha kur postoi fotot nudo për revistën Paper me emrin “Kim, thyeje internetin”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor