Si e shpenzoi Ilir Shaqiri çmimin 100 mijë euro?

Si e shpenzoi Ilir Shaqiri çmimin 100 mijë euro?

TIRANË- Ish-banori i ‘Big Brother Vip’, Ilir Shaqiri ka treguar së fundmi në një intervistë sesi e harxhoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Shaqiri u shpreh se gjysma e parave shkoi për bamirësi dhe gjysma tjetër për familjarët e tij. Sipas tij, kjo bamirësi do bëhet shumë shpejt konkrete pasi do dhurohen 2 shtëpi për dy familje që kanë nevojë.

“Dëshira ime fillestare ishte të bënim diçka që ka lidhje me artin, talentin, por të krijosh një projekt të tillë do kohë kështu që unë nuk dua që paratë të mbeten në ajër dhe të mos kemi një konkretizim prandaj më mirë vendosa të bënim diçka më konkrete, më të shpejtë”- u shpreh ai.

Një pjesë e parave ka shkuar edhe për dasmën me bashkëshorten e tij Emanuela disa ditë më parë.

“Një pjesë të parave e kanë marrë prindërit e mi për sakrificën që kanë bërë ndër vite, një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, një pjesë vëllait tim Oltit, një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi dhe një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë por për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat”, tha Iliri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'