Spitalet Universitare të Tiranës kanë në përbërjen e tyre një numër të madh shërbimesh mjekësore, të cilat historikisht drejtohen nga mjekët më të zotë profesionalisht; ata me titujt më të lartë shkencorë dhe me një eksperiencë shumë të gjatë në punë e mësimdhënie.
Janë pikërisht këto autoritete të mjekësisë shqiptare, ata që kanë mbajtur e mbajnë mbi supet e tyre peshën e kujdesit për ruajtjen e shëndetit të popullatës në vendin tone, atë të formimit të brezave të ardhshëm, si dhe atë të punës kërkimore-shkencore.
Po le të shohim pak, se si trajtohen nga shteti i sotëm këto personalitete të mjekësisë tonë, sesi nëpërkëmben këto figura të respektuara nga politika aktuale për interesa të ulëta të ministrave apo qeveritarëve tanë.
Në korrik të vitit 2011, pas mbarimit të mandatit 5-vjeçar të shefave të shërbimit në Spitalet Universitare të Tiranës bëhet një riemërim i tyre nga Rektorati i Universitetit të Tiranës dhe drejtori i QSUT-së, duke shpërndarë mandatet e tyre në një ceremoni pompoze, të organizuar në Rektoratin e UT.
Pas më pak se 2 vjetësh, ministri i radhës i Shëndetësisë vlerëson se bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë, numri i pedagogëve për shërbim (i cili duhet të ishte mbi 6), nuk ishte respektuar, duke krijuar kështu shumë shërbime të vogla, të cilat nuk plotësonin kriteret për të qenë shërbime të pavarura.
Për këto arsye, qeveria nxjerrr një VKM, me Nr. 771, dt. 07.11.2012, mbi bazën e të cilit ngrihet një Komision për vlerësimin e dosjeve të kandidatëve. Kandidaturat e përzgjedhura nga ky komision (ku merrte pjesë edhe një mjek i huaj) iu përcollën Bordit të Shëndetësisë, të përbërë nga 5 anëtarë; ministri i Shëndetësisë, rektori i Universitetit Mjekësor të Tiranës, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, kryetari i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe drejtori i Institutit të Sigurimeve Shëndetësore.
Nga gjithë ky proces i gjatë u përzgjodhën dhe u emëruan shefat e shërbimeve, të cilët u promovuan edhe në mediat e ndryshme si reformë në shëndetësi.
Çuditërisht, porsa ikën ministri Tavo dhe vjen ministri Kosova me një urgjencë ekstreme (të thuash se është ky problemi më i rëndësishëm i mjekësisë shqiptare) del një urdhër i ministrit, i cili hedh poshtë VKM-në dhe vendimet e marra jo më shumë se 1 muaj më parë me pretekstin se janë bërë gabim.
Me siguri, ministri aktual e bën këtë veprim, pasi ishte një nga ish-shefat e shërbimit, i cili u hoq nga detyra, pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë i tillë dhe me këtë vendim hakmerret ndaj paraardhësve të tij për të vënë në vend “nderin” e humbur.
A është vallë kjo mënyra korrekte e veprimit dhe sjelljes së një ministri? Po ju zoti Kryeministër, a jeni në dijeni të këtyre veprimeve? Duke qenë edhe vetë pjesë e stafit akademik, ju sigurisht nuk mundet dhe nuk duhet të lejoni veprime të tilla.
Zoti Kryeministër!
Zotërinj Ministra!
Mjekët shqiptarë dhe, për më tepër, elita e tyre, Shefat e Shërbimeve mjekësore universitare nuk janë lodra në duart tuaja, që të mund t’i hiqni e t’i vini në poste, në bazë të interesave partiake, dëshirave apo njohjeve tuaja personale. Këta njerëz janë ajka e mjekësisë shqiptare. Atyre u është dashur shumë mund e sakrifica, për të arritur këtë nivel profesional e shkencor dhe nuk mund të trajtohen nga cilido prej jush si gur shahu.
Ata sigurisht që kërkojnë pak më shumë respekt për punën e tyre të çmuar dhe për sakrificat e shumta. Respekti dhe admirimi, që ju bën atyre i gjithë populli shqiptar, nuk mund të përdhoset nga disa politikanë të papërgjegjshëm, që nuk shohin më tej se hunda e tyre. Përpiquni të studioni e të kopjoni modelet e vendeve të zhvilluara, për mënyrën dhe kriteret e përzgjedhjes se shefave të shërbimit, krijoni rregulla të qëndrueshme, që të mos ndryshohen më nga dëshirat e cilitdo ministër apo pushtetar.
Këto kritere nuk duhet të jenë evazive, që të lejojnë përfshirjen e politikës në përzgjedhjen e tyre. Ato duhet të jenë kritere serioze, të qëndrueshme dhe të mbështetura vetëm në meritokraci, duke respektuar detyrimisht mjekët me titullin më të lartë dhe profesionalizmin e eksperiencën më të mirë. Në rast të kundërt ju krijoni precedent të turpshëm dhe të rrezikshëm, me pasoja direkte në cilësinë e shërbimit mjekëor, në shëndetin e popullatës dhe formimin e brezave të ardhshëm.
Zëvendësimi i mjeshtrave të profesionit me njerëz të paaftë, por që janë pranë politikës jo vetëm që shkatërron sistemin shëndetësor shqiptar, por tregon dhe mosmirënjohjen që politika i bën njerëzve të mençur, të ditur e me vlera. Thirrni mendjes zotërinj pushtetarë sa akoma nuk është shumë vonë!... Përpiquni të arsyetoni me një logjikë të ftohtë për të mirën dhe të ardhmen e këtij vendi!
/Shqiptarja.com