Modelja kosovare, Sabrina Krasniqi dy ditë më parë qëlloi për vdekje bashkëshortin Pajtim Krasniqi dhe më pas vrau edhe veten.
Në një artikull rreth ngjarjes së rëndë të regjistruar në Florida, SHBA ku Daily Mail shkruan se si modelja qëlloi 5 herë burrin dhe më pas ktheu armën nga vetja duke kryer vetëvrasjes në ballkonin e apartamentit ku bashkëjetonin.
Sabrina Kasniqi, 27 vjeç vrau Pajtim Kasniqin, 34 vjeç, në katin e 45-të të ndërtesës luksoze Beach Club II Hallandale me pamje nga plazhi Hallandale, në veri të Miamit, rreth orës 12:30 të premten e 27 nëntorit, shkruan Daily Mail.
“Trupat e çiftit mund të shiheshin të shtrirë në ballkonin ngjitur me apartamentin 4508, ndërsa policia kontrolloi brenda dhe gjaku pikonte në ballkonet e poshtme.
Pajtimi ishte pjesë e një familjeje të madhe shqiptare që kishte emigruar në SHBA nga Peja e Kosovës, dhe familja e gruas së tij ishte gjithashtu me origjinë nga vendi ballkanik”, shkruan gazeta britanike.
Sabrina ishte modele dhe çifti jetonte në Astroia, Queens, në New York City. Familja e madhe e Pajtimit, ka folur për Daily Mail ku dhe e kanë përshkruar atë si një vëlla, djalë, xhaxha dhe mik të përkushtuar dhe që e donte jetën. Ata tregojnë se Pajtimi në 2018 kishte pësuar një aksident ku mjekët donin t’i prisnin këmbën, por 34-vjeçari nuk i kishte lejuar.
“Duke ditur plotësisht se mbajtja e këmbës së tij do të çonte në operacione të shumta, dhimbje dhe kohë të gjata rikuperimi, ai e përballoi sfidën. Ai më tej shpërfilli urdhrat e mjekëve dhe refuzoi të merrte ilaçet e tij kundër dhimbjeve gjatë çdo rikuperimi të operacionit të tij pasi nuk pranoi të bëhej i varur nga ilaçet. Duke u përballur me shanse të pamatshme dhe pavarësisht atyre operacioneve të shumta dhe kohërave të gjata të shërimit, ai nuk u ankua kurrë. Ai i mori të gjitha me qetësi”.
te bukur, te pasur e prep si prep te palumtur. Ah moj jete
Përgjigju