Si erdhi kjo shishe me mesazh
nga Irlanda e Veriut në Mesdhe?

Si erdhi kjo shishe me mesazh<br />nga Irlanda e Veriut në Mesdhe?
Një shishe me një shënim brenda, e cila u hodh në det në Bangor në Irlandën e Veriut, u gjet të enjten në qytezën Ciutadella në Spanjë.

Shishja u hodh nga Adam Burke, ndërsa ndodhej me pushime në Menorca. Mesazhi u gjet nga Albert Voltas dhe aty shkruhej: Përshëndetje nga Bangor nga Adam Burke, mosha 7 vjeç.

Por si ka mundësi që shishja ka përshkuar 2 mijë milje?

Pasi shënimi nisi të qarkulloi në rrjetet sociale, mediet u përpoqën të zbulonin Adam Burg. Mediat fillimisht morën në intervistë Adam Burge, 20 vjeç nga County Tyrone, i cili mendonte se bëhej fjalë për shishen e tij. Ai kujtonte se kishte hedhur shihen me shënim brenda 13 vite më parë kur ndodhej me pushime tek gjyshërit.

adamPor, kur familja e një tjetër Adam Burge pa në media intervistën ata kuptuan se në fakt bëhej fjalë për shishen e tyre. Adam Burg i dytë është shtatë vjeç dhe jeton në Portadown. Por pse shihet në shënim: “Përshëndetje nga Bangor”?

Babai i 7-vjeçarit tregon se ndërsa djali i tij ndodhej në Bangor një muaj më parë, kur u kthye në shtëpi u kujtua se kushte harruar ta hidhte në det. “Ne jetojmë në Portadown, ku nuk ka det afër, kështu që vendosëm që shihesh ta hidhnim kur të shkonim me pushime në Monorca. Adam e hodhi të hënën”, u shpreh i ati i 7-vjeçarit.

mesazhiLajmi i keq është se Albert Voltas mendoi se shishja që gjeti kishte udhëtuar 2 milje, por që në fakt ajo ka lëvizur rreth 200 metra. Po, ajo ka udhëtuar nga Irlanda e Veriut, por shumicën e udhëtimit ka qenë brenda një valixheje pushimesh.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)