Si fëmijë

Si fëmijë
Më pëlqen shumë bota e fëmijëve. Prej disa vitesh i vëzhgoj me kuriozitet dhe admirim, por edhe e befasuar njëkohësisht. Shoh të rritet vajza ime dhe magjepsem nga realiteti që krijojnë mes shokësh e shoqesh: janë aq të vërtetë në çdo veprim dhe kjo vërtetësi sikur i jep bukurinë e padiskutueshme të ekzistencës, të jetës. Eshtë e vështirë të mos qeshin sytë e të rriturve kur shohin një fëmijë. Cilindo fëmijë. Janë pak qesharakë në mënyrën sesi lëvizin, me energji të pashtershme, të qeshura pa fund e të qara pa e vrarë shumë mendjen. Duket sikur janë të shkrirë me gjithësinë, janë fluidë, pozitivë. E keni vënë re: nuk ka fëmijë të shëmuar. Kanë një dlirësi, një dritë që i shoqëron derisa rriten, deri kur gjërat fillojnë të ngrysen, ngurtësohen,  ndryshojnë.
 Eshtë shoqëria që kemi ndërtuar e cila vepron keq dhe i heq dritën të rriturve? Apo kjo është natyra jonë e vërtetë?
Në fakt, duke parë botën e fëmijëve, tani nënë, dëshiroj të kem këtë “sfidë”: të mbetem fëmijë, ndjehem më mirë, ndjehem vetja duke shamngur sa më shumë momentet “serioze” të të rriturve.
E në një ditë të tillë, pas vizitës së paqtë të Papa Françeskut, ( jo se është Papë, por se është njeri që flet dhe vepron drejtë dhe mirë) pashë dhe këtë foto të tij me Zahon, djalin e vogël të Kryeministrit Edi Rama dhe Lindës.
 
 
Vështrimi i Papa Françeskut, ndërsa sheh të voglin Zaho, është ai i një të rrituri të mbetur fëmijë, është mbushur plot me surprizë, kuriozitet e mirësi. Mendoj, të mbeturit fëmijë, është arritja më e madhe e një njeriu, pavarësisht në bëhet Papë apo mbetet punëtor i thjeshtë.
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut