Si hyri Shqipëria në
“Venecia Film Festival”

Si hyri Shqipëria në <br />“Venecia Film Festival”
Javën e kaluar në Romë u shpall lista e filmave pjesëmarrëse në edicionin e 9-të të “Vencia Film Festival”. Për herë të dytë Shqipëria prezantohet në këtë festival, nëpërmjet kompanisë filmike “Ska-Ndal Production” me filmin “La Nave Dolce” me producent Genc Përmetin. Filmi “La Nave Dolce” është një bashkëprodhim italo-shqiptar në bashkëpunim me AQSHF. Producenti Genc Përmeti tha për “Shqiptarja.com” se “ky film është një ndër bashkëprodhimet më të suksesshme mes përfaqësuesve italianë dhe “Ska-Ndal Production”. I caktuar si pjesëmarrës në seleksionim zyrtar të Festivalit të Filmit në Venecia, së bashku me filmat e regjisorëve të tjerë të njohur siç janë Robert Redfort, etj, filmi shqiptar do të projektohet në një sallë ku janë dhe filma të tjerë në konkurrim. Premiera e tij është caktuar të shfaqet më datë 3 shtator në Venecia. Filmi dokumentar “La Nave Dolce” u  ideua nga kineasti shqiptar Ilir Butka në verën e vitit 2010, njëkohësisht edhe kooproducent i filmit. Këtij projekti, në qendër të së cilit janë shqiptarët, të cilët emigruan në Itali më 7 gusht 1991 me anijen Vlora, iu bashkuan edhe kompani Apulia Film Commission dhe me pas një nga shtëpitë filmike dhe njëkohësisht një ndër distributorët më të rëndësishëm në Itali “Indigo Film”. “Pas ndërtimit të një pakete atraktive me regji dhe skenar të Daniele Vicarit, si dhe me bashkangjitjen e RAI Cinema në pranverë të 2011 filluan xhirimet dhe tashmë projekti filmik prezantohet për të parën herë pikërisht në Festivalin e Venecias”, thotë Genc Përmeti, duke shtuar se “sa i takon AQSHF ishte shumë e rëndësishme bashkëpunimi me të, dhe për herë të parë arkivi i filmit shqiptar është dhe në rolin e një lloj kooproducenti të filmit, i cili do të jetë premierë botërore në Venecia. Filmi dokumentar “La Nave Dolce” ka në qendër emigrimin e shqiptarëve të datës 7 gusht të vitit 1991. Genc Përmeti thotë se “La Nave Dolve” është ndërtuar nga këndvështrimi i një italiani në trajtimin e historive të rrëfyera nga disa prej protagonistëve të eksodit në ditët e sotme. Si e shikojnë atë event ish protagonistët? Sa kanë ndryshuar? Si janë integruar dhe shndërruar tashmë këta individë në një vlerë të shtuar në shoqërinë italiane. Sipa tij kjo është një lloj “Mea Culpa” që shoqëria italiane i detyrohet këtyre njerëzve të cilët në një moment të caktuar nuk qe e gatshme t’i priste. Filmi është ndërtuar duke futur në kuadrot e tij disa intervista të shqiptarëve që janë larguar atë kohë, ku tregohet sesi ata janë bërë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë italiane. Pra filmi përqendrohet në këndvështrimin e italianëve sesi e pritën ata këtë eksod dhe si e shohin sot ata shqiptarë që kanë ardhur, duke dhënë një mesazh se nuk duhet pasur asnjëherë frikë nga kulturat  ndryshme sepse ato janë vetëm një vlerë e shtuar e shoqërisë italiane, ku disa shqiptarë janë integruar në shoqërinë italiane dhe janë kthyer në pjesë e rëndësishme për shoqërinë italiane. “Në film përveç humanizmit, të cilin e përcjell me sinqeritet, vlerat artistike që ngërthen në të tërë komponentët e kanë bërë këtë film një ndër dokumentarët më të përfolur në qarqet kinematografike italiane, ndër vlerat artistike të cilat ofron ky produksion duhet përmendur edhe muzika e filmit realizuar nga kompozitori Teho Teardo”, thotë Përmeti duke shtuar se “gjatë premierës në Venecia ne i kemi ftesë edhe Ministrisë së Kulturës dhe besoj se disa përfaqësues të dikasterit ministror do ti bashkëngjiten stafit të filmit.”
Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale