Si i përgjigjej Kryemadhi Berishës për djegien e mandateve

Si i përgjigjej Kryemadhi Berishës për djegien e mandateve

Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi vendimin për djegien e mandatave, por ende nuk ka asnjë reagim nga aleati kryesor, që është LSI-ja. Nuk dihet nëse vendimi ka qenë i rakorduar mes palëve, pasi më herët kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është pozicionuar kundër kësaj ideje. Në datë 17 dhjetor të vitit 2017 pas zgjedhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për asgjësim të mandateve, por Kryemadhi doli kundër.

"Opozitë në këtë parlament e dhunuar në shkallë ekstreme nuk ka bashkëjetesë me mazhorancën. Duhet të marrë çdo vendim për të përmbysur narkoshtetin. Vendimet për djegien e mandateve i merr grupi parlamentar, unë them që në këto kushte opozita i largohet pushtetit dhe qëllimeve të saj. Rruga e vetme e përmbysjes është ndarja me të keqen dhe e keqja më e madhe është Rama, pas Enver Hoxhës" tha Berisha.

Kundër kësaj deklarate të Berishës doli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se mandatet e deputetëve janë fituar me gjak. “Populli janë të mirët, Parlamenti i Edi Ramës me kriminelët duhen larguar. Ne nuk do të ndalemi. Rama burgon njerëz që skano bukë të hanë dhe mbron trafikantët. Këtu nuk është problemi të djegim mandatet, por është momenti të djegin mandatet trafikantët. Ne do t’i drejtohemi qytetarëve”, deklaroi Kryemadhi asokohe, por nuk dihet nëse sot ka ndryshuar mendim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim