Si ka qenë sheshi ‘Skënderbej”
në vitet 1930/ FOTO

Si ka qenë sheshi ‘Skënderbej”<br />në vitet 1930/ FOTO
Sheshi ‘Skënderbej’ në kryeqytet i është nënshtruar punimeve për projektin e ri që synon shndërrimin tërësisht të tij. Por ndërsa punimet kanë nisur prej pak javësh, Drejtoria e Përgjithshme e Arkikave sjell imazhet e sheshit në krijimet e tij fillestare.

Bëhet fjalë për vitet 1930, koha kur vetë Tirana po planifikohej të ndërtohej.

"Gjatë viteve ’20 – fillim i viteve ’30 të shekullit XX, filloi planifikimi dhe ndërtimi i Tiranës kryeqytet. Punimet parashikonin ndërtimin e godinave qeveritare, çeljen e rrugëve dhe bulevardeve të reja, si dhe ndërtimin e sheshit qendror të kryeqytetit. Si pasojë e planit të ri urban, qendra e kryeqytetit u shpërngul nga vendi ku sot ndodhet monumenti “Ushtari i Panjohur”, për tek sheshi i sotshëm “Skënderbej”. Në foto: nga punimet në sheshin “Skënderbej” dhe ndërtimi i godinave qeveritare. Foto: AQSh.", shkruajnë Arkivat.
Dhe ne ju sjellim fotografitë për të gjithë kuriozët që nuk dinë sesi i ka pasur zanafillat ky shesh i famshëm.

sheshi skenderbej
sheshi skenderbej ne vitet 30


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit