‘Si kam le, nana më ka ba me kallam në dorë...’, 60-vjeçari në Lezhë një jetë në kërkim të ushqimit për peshkim! Ka disa sëmundje, por nuk dorëzohet

Durim Shabani e kalon pjesën më të madhe të ditës në ujërat e lagunës, në kërkim të insekteve për grepin e peshkut. Puna i ka shkaktuar disa sëmundje, por nuk ankohet, pavarësisht vështirësive ia del të mbajë familjen.

“Që kur kam le, nana më ka bë me kallam në dorë dhe me grep....”

Durim Shabanin e gjejmë pranë kanalit të hidrovorit në Ishull-Shëngjin. Është e rrallë të ndeshësh njerëz si Durimi....Vuan nga disa sëmundje për shkak të lagështisë, por nuk heq dorë, vazhdon në moshën 60-vjecare të mbledhë krimba e karkaleca, të cilët i shet tek peshkatarët.

 “Me këtë punë jam marr gjithë jetën, nga ‘90 e këtej vetëm me gjueti, kjo është mënyrë jetese. Porosi kam, por nuk ka prodhim nuk ka ushqim. Unë rri gjithë ditën në ujë, uji kalb hekurin jo robin, është e vështirë por s’kemi rrugë tjetër me jetu. Dal në det dhe laguna, gjithë andej”.

Jeta në ujë ka dhe rreziqe….

 “Dy here kam rreziku jetën, por zoti s’ka dashtë të më marrë”.

Vitet e fundit, jo vetëm peshku por edhe gjallesat janë rralluar për shkak të ndotjes.

 “Kam kërkesa, por s’ka prodhim, nga detergjentet që hedhin banorët dhe nuk e lënë me u zhvillu peshkun dhe asnjëlloj insekti në ujë. Para ‘90 ka pasur më shumë, por tani 25 për qind më pak se në kohën e mëparshme. Veç me këtë punë merrem, sa me hangër një copë bukë, tani asht shtrëngu puna, njerëzit po vdesin për bukë”.

Peshkimi është në traditën e familjes Shabani, ndaj Durimi nuk ka plan të heqë dorë… Me këtë punë mban familjen!

 “E kam pas të trashëgum nga baba e daja, edhe nipat e mi merren me peshkim. Sa të jem të gjallë, edhe ishalla të mos vdes direkt, unë me hekura në trup jam, me protezë se kam disa sëmundje, por gjithsesi sa të jem gjallë nuk ndalem. Bukën e nxjerr ka ditë që rri edhe pa punë, sidomos kur është koha e keqe, nuk vijnë peshkatarë me gjujt, por kur është koha e mire punojmë....”.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu