4 - Investigimi/Si u privatizua edhe pishina që ishte pronë e një privati tjetër

Njollat ​​e errëta nuk mbarojnë këtu. Në fakt, ekziston një pjesë tjetër toke që përfundon në duart e grupit të ish-pronarëve të udhëhequr nga dhëndri i Berishës dhe që sipas dokumenteve të hipotekës, i përkasin një pronari privat të quajtur Esat Pira. Bëhet fjalë për 920 metra katrorë mbi të cilën qëndronte pishina e Klub Partizanit dhe të cilat u përfshinë në totalin prej 26,524 metra katrorë të privatizuar.

Ky dokument, i datës 22 prill 2008, tregon se Dega e Shoqërive Publike pranë Ministrisë së Ekonomisë, i kërkon Zyrës Rajonale për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave informacion pikerisht për pishinën pranë ish-Klubit Partizani. “Kërkojmë nga ana juaj të na konfirmoni çmimin e truallit, sipas hartës së vlerës së tokës, si dhe, nëse ka vendime të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për objektin ‘Pishina Laprakë’ pjesë e Klubit Shumësportësh Partizani, Tiranë”. Në 29 prill 2008, kreu i ‘madh’ i AKKP, Besnik Maho, përgjigjet më shkresën që po shikoni me numër protokolli 1035, ku thuhet se “objekti i mësipërm (pishina) sipas hartës treguese të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Tiranë, është në pronësi të shtetasit Esat Pira, me numër pasurie 12/27”.

Përgjigja e kreut të AKKP-së shoqërohet nga kjo hartë që tregon pasurinë e Esat Pirës me të dhëna të detajuara.

Por ky dokument u injorua plotësisht nga Ministria e Ekonomisë dhe Mbrojtjes e cila vazhdon procedurat e privatizimit edhe në atë pjesë të tokës që në të vërtetë ishte në pronësi të një personi tjetër. Sic lexohet në këtë Raport për vlerësimin mbi të cilin është i mbështetur procedura e privatizimit, duket qartë që në sipërfaqen totale të kthyer ish-pronarëve është përfshirë edhe pishina, pra prona e Esat Pirës. Si mund të vlerësohet për privatizim një pronë me pronar privat të ligjshëm? Dhe pse ajo njollë trualli nuk u përjashtua nga procedura e privatzimit duke pritur një vendim gjykatë?

Pas 9 vjet përpjekjesh të pafrytshme për të marrë drejtësi, në 14 prill 2017, Esat Pira doli publikisht dhe akuzoi dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, se i kishte rrëmbyer pronën tek ish-Kompleksi Partizani në Laprakë.

“Kjo është një vjedhje që po na bëhet ku pala tjetër është duke përdorur forcën e pushtetit për të ndërhyrë në organet e drejtësisë. Ata nuk kanë pasur asnjë dokument dhe kanë përfituar nga pushteti. Nuk besojmë se kjo çështje merr zgjidhje nga drejtësia shqiptare. Ne jemi të gatshëm ta çojmë deri në Strasburg. Kemi të drejtën ligjore dhe të drejtën nga Zoti mbi këtë pronë”, ka pohuar Esat Pira.

Por Esat Pira ka vdekur pa fituar drejtesi. Nga kartela e kësaj pasurie të siguruar nga Raport Tv, 534 m2 te mbetura nga pishina e ish-Klubit Partizani të Esat Pirës, figurojnë sot në pronësi të ish-pronarëve përfituesve të privatizimit. Një pjesë e parcelës prej 380 metra katrorë eshte sot pronë  e drejtorisë së rrugëve.

Lexoni investigimin e plotë bërë nga Report Tv këtu

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë