TIRANE - Shumica e qelizave të gjakut zhvillohen nga qelizat në palcën e kockave që quajtura qeliza amë. Palca kockore është një material i butë në qendër të kockave. Qelizat amë janë qeliza bazë të cilat mund të shndërrohen në lloje të ndryshme të qelizave të gjakut. Qelizat e gjakut u takojnë tre grupeve, dhe secila prej tyre kryen punë specifike: Leukocitet - Qelizat e bardha të gjakut ndihmojnë luftimin e infeksioneve.
Ka disa nën lloje të qelizave të bardha të gjakut. Eritrocitet - Qelizat e kuqe të gjakut bartin oksigjenin nga mushkëritë deri te çdo qelizë tjetër në organizëm dhe largojnë dyoksidin e karbonit në kahe të kundërt. Trombocitet - Pllakëzat ndihmojnë mpiksjen (ngjizjen, forcimin) e gjakut për të ndaluar gjakderdhjen kurdo kur shkaktohen plagë në sipërfaqe.
QELIZAT LEUCEMIKE
Te një person me leucemi, palca e kockave krijon qeliza anormale të bardha të gjakut. Qelizat anormale quhen qeliza leucemike. Ndryshe nga qelizat normale, qelizat leucemike nuk vdesin kur duhet. Ata mund të mbledhin qeliza normale të gjakut, qeliza të kuqe të gjakut dhe pllakëza rreth vetes. Kjo e bën të vështirë për qelizat normale ta kryejnë punën e tyre.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com