Plot 11 vite nga vrasja e një efektivi të ushtrisë në repartin e Zall Herit,autori i krimit Shkëlqim Alushi është dërguar në gjyq si i pandehur. Dosja në ngarkim të Alushit është mbyllur nga prokuroria e Tiranës dhe se prej 23 qershorit 2016 çështja ka kaluar për gjykim.Alushi në mars të 2005 ka ekzekutuar me automatik ushtarin e repartit Zall-Herr Arben Zguri ndërsa ka plagosur Arben dhe Kujtim Gjoka.Vrasja e ushtarit është kryer gabimisht pasi, autori i krimit konfliktin e kishte me Arben Gjokën. Shkak i kësaj ngjarje kriminale ka qënë një borxh prej 100 mijë lekë të vjetra.