Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë pritet të jetë Marjana Koçeku, e cila është njohur në median sociale si një sipërmarrëse shumë e famshme në fushën e agroturizmit
E njohur si "Neomalsorja" kandidatja në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër ka reaguar lidhur me sulmet dhe krahasimet që po i bëhen me Lenka Çukon, e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33 vjeç pasi u mor nga fshati.
“Nuk due me u ndal hiq për me komentue nëse do jem deputete e zgjedhun apo "e emërueme". Ky asht sistemi zgjedhor të cilit i përket ky cikël i jemi fillestar, dhe për mue, ma e randsishmja asht që ajo çka due me sjellë un për komunitetin tem, të vijë mes jush si një frymë pozitive.
![]()
E sa për krahasimet me Lenka Çukon, si një ish-studente e shkencave politike, ndjej keqardhje që disa prej jush u ka ngec sahati në të kaluemen dhe ende e ktheni kryet mbrapa për me gjetë ndonjë gjë të ngjashme me periudhën e realizmit socialist. Sepse unë, personalisht, besoj se gjaja ma e keqe që mundet me i ndodhë një kombi asht nostalgjia për komunizmin; si rrjedhojë, më vjen realisht gjynah për ju! Unë jam lindë e rritë në demokraci dhe udhëhiqem veç nga parimet e shenjta demokratike!
Qarkun e Shkodrës, është më i rëndësishmi në veri të vendit. Në listën e mbyllur të PS-së në qarkun e Shkodrës është edhe Xhenis Çelaj, vajza e deputetit të deritanishëm që iu bashkua socialistëve nga Partia e Lirisë, Agron Çela, i cili së bashku me Paulin Stërkajn nuk do të jenë më mes ligjvënësve të ardhshëm.
Komente


Per mendimin tem, Marjana ka shkruar shume bukur ne dialektin Geg. Ska me bukur!!!
PërgjigjuNjeriu i ri i ps.
PërgjigjuKjo neoLenka ben sikur e ka per parim dialektin, po e shkreta thjesht nuk di te shkruaje.
Përgjigju